Ja kërkesat e PD ndaj mazhorancës
për t’u rikthyer në Kuvend

Ja kërkesat e PD ndaj mazhorancës<br />për t’u rikthyer në Kuvend
TIRANE- Partia Demokratike mund t'i kthehet sallës së Parlamentit të mërkurën e ardhshme më 24 dhjetor, por kjo me kusht që mazhoranca të plotësojë disa kërkesa të saj. Shqetësimet kryesore të opozitës të cilat i janë bërë me dije edhe eurodeputetit Fleckenstein janë: zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, dekriminalizimi i Parlamentit, ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, si dhe ngritja e Komisioneve Hetimore.
 
Këto dy të fundit në fakt i janë plotësuar, pasi në seancën plenare të 23 tetorit mazhoranca miratoi ngritjen e dy Komisioneve Hetimore atë për tatimet dhe administratën publike, si edhe kërkesën e PD që një përfaqësues i kësaj force të ketë në Kuvend kohë të njëjtë me kryeministrin për të folur.
 
Për pikën e parë kërkohet angazhimi i mazhorancës për zbatimin e plotë dhe të menjëhershëm, si dhe të papenguar të të gjitha vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Këto implementime duhet të bëhen në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe në mirëbesim nga institucionet përgjegjëse.
 
Pika e dytë që ka të bëjë me dikriminalizimin e Parlamentit synon që të merren masa për verifikim periodik i integritetit të anëtarëve të Kuvendit. Bojkoti i opozitës ka nisur qysh në muajin korrik të këtij viti.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)