TIRANE - Koalicioni i majtë ka shpallur kandidaturat për zgjedhjet që do të zhvillohen në 23 qershor në katër njësitë vendore, kryetarët e të cilave garojnë për deputetë në zgjedhjet parlamentare.
Mësohet se koalicioni i majtë ka shpallur zyrtarisht si kandidat për Bashkinë e Bulqizës, Myfit Duricin, për njësinë Bashkiake Numër 1 në Tiranë, Shpëtim Camin, për komunën Thumanë, Arben Ukën dhe për komunën Sevaster, kandidatin përfaqësues të LSI-së, Bernard Haxhia.
Myfit Durici ka kandiduar edhe në vitin 2011 për zgjedhjet vendore, përballë kryebashkiakut aktual Roland Keta, i cili në këto zgjedhje parlamentare kandidon për postin e deputetit të PD-së.
Demokratët ende nuk kanë dhënë një emër si kandidat për postin e kreut të bashkisë. Në 23 qershor do të zhvillohen edhe zgjedhjet vendore, për shkak të kandidimit të krerëve vendorë për deputetë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 15.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com