Ja këngëtarët VIP që u mashtruan
 nga agjenti me "kostum" zyrtari 

Ja këngëtarët VIP që u mashtruan<br /> nga agjenti me
TIRANE- Policia e Tiranës ka arrestuar një 47 vjeçar pasi ishte dënuar me 4 vjet burg në vitin 2014 për mashtrim të këngëtarëve dhe pronarëve të lokaleve me muzikë në kryeqytet. Në pranga u vu Ilir Muzhaqi, banues në Tiranë. Sipas hetimeve, ky person mashtronte pronarët e lokaleve duke u prezantuar si punonjës i tatimeve dhe përfaqësues i shoqërisë që mbron të drejtat e autorit.
 
Arrestimi
Ilir Muzhaqi u vu në prangat e policisë pasi akuzohej për veprën penale të “Mashtrimit” dhe është dënuar me 4 vjet burg. Sipas hetimeve të Prokurorisë, pjesë e listës të mashtruarve janë edhe këngëtarë të njohur si, Kozma Dushi, Redon Makashi, Gjergj Jorgaqi dhe Petrit Lulo. 47 vjeçari për të justifikuar veprimtarinë e tij kishte lidhur disa kontrata me këngëtarë të ndryshëm ku merrte përsipër të mbronte të drejtat e tyre dhe në varësi të përfitimeve që do të nxirrte ai do t’i shpërblente ata.

Ai ka paguar fillimisht disa këngëtarë dhe më pas, nuk i ka paguar më. Sipas hetimeve, kontratat e lidhura ndërmjet tyre janë përdorur nga Muzhaqi si gënjeshtër për të justifikuar veprimtarinë e tij dhe për të përfituar të ardhura më të larta ndaj vetes. Ndërkohë, Zyra Shqiptare për të drejtat e autorit si dhe pronarë të disa lokaleve në Tiranë, ku përdoret muzikë, nga viti 2008 kanë bërë kallëzime penale, pasi Shoqëria “Sig Ship” me administrator Ilir Muzhaqin, kryente aktivitet të paliçensuar nga Ministria e Kulturës.

Ky person paraqitej në këto lokale dhe u prezantohej atyre here si shoqëri që mbron të drejtat e autorit, here si përfaqësues i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, dhe here si inspektorë, duke i detyruar këta persona që të bënin pagesa të ndryshme parash, me pretendimin se duhet të paguanin një taksë për përdorimin e muzikës, duke iu bërë presion se do të gjobiteshin në rast se nuk e paguanin atë. Gjithashtu, ai kishte regjistruar në QKR shoqërinë “Sig- Ship”, e cila si aktivitet ka sigurimin e punës private të kompozitorëve dhe këngëtarëve por pa u licencuar nga Ministria e Kulturës.

Po ashtu, për të krijuar bindjen, Muzhaqi nënshkruante edhe kontrata me personat të cilët i mashtronte, si dhe kishte hapur faqe ëebsite, ku rezultonte të ketë marrëdhënie me Drejtoritë e Policive me Qarqe, me Prokurorinë e Përgjithshme, në një kohë që nga shkresat e ardhura nga Drejtoritë e Policisë nëpër Qarqe, rezultoi se ai nuk kishte marrëdhënie bashkëpunimi.

Nga hetimet e Prokurorisë, rezultoi se nga viti 2012 deri në 2014-ën, 47-vjeçari Ilir Muzhaqi kishte përvetësuar 5 milionë lekë të reja. Ndërsa, menjëherë pas arrestimit të tij, Muzhaqi u dërgua në një nga qelitë e burgut 302 në Tiranë, ku edhe iu komunika vendimi i dënimit ndaj tij.


Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike