Ylli i reality show Kim Kardashian dhe këngëtari Kanye West bëjnë publike vendin e dasmës së tyre.

Vetëm një javë e ndan çiftin tërheqës nga dasma e tyre dhe ende nuk kanë deklaruar vendin e celebrimit.

Mirëpo, miku i Kanye, Ermanno Cervino ka konfirmuar që dasma e tyre do të organizohet në një ndër qytetet më të bukura Europiane.

Bëhet fjalë për Firencen dhe kështjellën e ndërtuar në shekullin e XVI, viti 1590 për nder të Dukës së madh, Ferdinando di Medici.


kim kardashian

Kanye është shprehur se e njeh shumë mirë këtë qytet, pasi kishin festuar bashkë me Kim ditëlindjen e saj të 32 në vitin 2012.

Përveç kësaj çifti, në zemrën e Italisë kanë ngjizur vajzën e tyre North, prandaj ka një rëndësi të veçantë për to.

Miku i tyre thotë se kjo kështjellë është vendi ideal për dasmën e tyre përrallore me 1000 të ftuar.

Por, kështjella ka një histori tragjike pasi 2 të rinj kishin humbur jetën në vitin 2006 dhe 2008, duke rënë nga lartësitë e dherave të saj, e më pas autoritetet e kanë ndaluar organizimin e ngjarjeve.

Ndërsa artistja dhe regjisorja Veronica Locatelli humbi jetën në këtë ndërtesë.

Por zhurma mbi Parisin nuk ka qenë e kotë, pasi të ftuarit do të hanë një darkë paramartesore në Paris, pastaj do të transferohen një ditë më pas në ceremoninë që do të organizohet në Kështjellën e Firences.