Ja ku qëndron sipas shkencës, fuqia e madhe e përqafimeve

Ja ku qëndron sipas shkencës, fuqia e madhe e përqafimeve

Foto ilustruese

Na kanë munguar shumë gjatë muajve të karantinës. Nga ana tjetër, shumë studime shkencore kanë nxjerrë në pah të gjitha funksionet e përqafimeve:ato marrin dhe transmetojnë mbështetje sociale, i sjellin dobi trupit, pasi e ulin presionin e gjakut, rrisin nivelin e hormonit oksitocinë, kanë efekte pozitive në sistemin imunitar, dhe sigurisht qëkomunikojnë. emocione.

Në fakt, kur duam të dimë se çfarë ndjen dikush, e shohim zakonisht në fytyrë. E megjithatë, edhe duke prekur njëri-tjetrin, është e lehtë të kuptohet se cila është gjendja shpirtërore e tjetrit. Kjo gjë u vërtetua nga një eksperiment i kryer nga psikologët në Universitetin De Po, në Grinkastëll të Indianas, SHBA.

Në të morën pjesë 248 persona, të ndarë në çifte, ku njëri pjesëmarrës duhej të përcillte një emocion, dhe tjetri (me sytë e lidhur për të mos u ndikuar nga shprehja e fytyrës) ta merrte atë. Duheshin komunikuar 8 emocione:zemërim, frikë, neveri, mirënjohje, lumturi, dashuri, trishtim dhe simpati.

Cilido që e transmetonte atë emocion ishte i lirë që ta bënte si të donte, duke prekur çdo pjesë të trupit të marrësit. Kemi parë qëkur duan të komunikojnë dashuri, si meshkujt ashtu edhe femrat e përqafojnë personin tjetër (qoftë mashkull apo femër).

Edhe simpatia transmetohet shumë shpesh përmes një përqafimi. Por ndonjëherë sjelljet janë të ndryshme në varësi të gjinisë që merr përqafimin. Meshkujt që shprehin trishtim ndaj meshkujve të tjerë thjesht i prekin pa bërë lëvizje të tjera. Por nëse duhet të komunikojnë se janë të trishtuar me një femër, ata priren që ta përqafojnë atë.

Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se përqafimi është për të gjithë gjesti parësor për të shprehur dashurinë, dhe për meshkujt gjesti parësor për të komunikuar trishtimin ose simpatinë ndaj femrave. Ndërkohë, përqafimi është gjithashtu një gjest i zakonshëm për të përcjellë mirënjohje dhe lumturi në të dyja gjinitë.

“Përqafimi është forma më e fuqishme e komunikimit jo–verbal. Për më tepër, ai nxit në trup mekanizma biologjikë, të cilët kur mungojnë shkaktojnë një lloj abstinence”– thotë Sonia Kanterini, neurobiologe në Universitetin e La Sapienzas në Romë, bashkë me Françesko Brunon).

Dy studiuesit po mbledhin javët e fundit të dhëna për të kuptuar sesi duke na privuar shpesh nga ky gjest, pandemia na e ka shtuar ankthin dhe stresin. Rezultatet nuk janë përpunuarende, por përshtypja është se është ndjerë mungesa, pasi përqafimet veprojnë në trup.

Disa kërkime kanë treguar se ato stimulojnë prodhimin e një sasie të madhe të oksitocinës, një hormon që vepron gjithashtu në tru dhe në veçanti në amigdalë dhe hipokampus, struktura shumë aktive në menaxhimin e kujtesës dhe emocionet.

Sipas hulumtimeve, oksitocina redukton stresin social, e bën më empatik, forcon lidhjet dhe nxit lidhjen. Por siç u përmend me lart,përqafimi e redukton presionin e gjakut, dhe për këtë arsye zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Këtë e vërteton një studim i kryer nga Karen Gruen nga Universiteti i Karolinës së Veriut, SHBA, me mbi 200 persona të moshës 19–80 vjeç, të cilët nuk kishin probleme me hipertensionin, që ishin të martuar apo që bashkëjetonin prej të paktën 6 muajsh.

Në laborator, gjysmës së çifteve iu kërkua të përqafonin njëri-tjetrin për rreth 10 minuta, dhe në të njëjtën kohë të tregonin një përvojë të përbashkët, ndërsa gjysma tjetër do të qëndronte thjesht ulur. Menjëherë pas kësaj prove, pjesëmarrësit duhej t’i nënshtroheshin vetë një testi të stresit (të regjistronin një fjalim me zë të lartë për 3 minuta).

U pa se presioni i gjakut ishte dukshëm më i ulët tek çiftet që ishin përqafuar. Ekipi matinivelet e oksitocinës dhe presionin e gjakut të 59 grave para dhe pas përqafimeve ngapartnerët. Ai vërtetoi edhe njëherë se përqafimi shkakton sekretimin e oksitocinës:pra mund të jetë ky hormon që ka një efekt qetësues dhe e ul presionin e gjakut.

Por përqafimet stimulojnë edhe sistemin imunitar dhe për këtë arsye na mbrojnë edhe nga viruset. Kjo u vërtetua nga një eksperiment kompleks i vitit 2014 nga Sheldon Kohen nga Universiteti Karnexhi Melon në Pitsburg, SHBA.

404 njerëz u vlerësuan për nivelin e tyre të mbështetjes sociale dhe për sa përqafime merrnin mesatarisht në ditë. Më pas, në kushte karantine, ata u ekspozuan ndaj virusit që shkakton tëftohurën e zakonshme. Pjesëmarrësit që u përqafuan më shumë, ishin edhe ata që u sëmurën më pak, apo që u shëruan më shpejt.

Së fundmi përqafimet janë shumë të rëndësishme për fëmijët. Sipas hulumtimit të psikologëve japonezë Mika Takeuçi dhe Hiroshi Mijaoka, fëmijët që marrin më shumë përqafime do të kenë marrëdhënie romantike më të kënaqshme në adoleshencë dhe moshë madhore.

Jo vetëm kaq: përqafimet dhe kontakti fizik janë thelbësore për zhvillim fiziologjik dhe aftësive njohëse. “Fëmijët e lënë vetëm për një kohë të gjatë kur janë të vegjël, si për shembull ata që rriten në jetimore në vendet e varfra, shpesh kanë vonesa në zhvillimin fizik dhe psikologjik”- thekson Françesko Bruno, psikobiolog dhe studiues në Universitetin e Katanzaros. / Bota.al

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike