Ja ku transferohen punonjësit
që shkurtohen nga administrata
Ministria e Financave, lidhur me shkurtimin e parashikuar në buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm të punonjësve të administratës qendrore, ka sqaruar se buxheti vendor i vitit 2016 është ai i fillimit të zbatimit të reformës së re administrativo-territoriale.
Ministria e Financave, lidhur me shkurtimin e parashikuar në buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm të punonjësve të administratës qendrore, ka sqaruar se buxheti vendor i vitit 2016 është ai i fillimit të zbatimit të reformës së re administrativo-territoriale.
Funksione si menaxhimi i ujitjes dhe kullimit, arsimi parashkollor dhe parauniversitar, administrimi i pyjeve dhe kullotave, shërbimi zjarrfikës të cilat ishin në ministri të ndryshme deri në fund të këtij viti fiskal, në buxhetin e vitit 2016, do të jenë funksione të transferuara në 61 bashkitë e vendit. Si rrjedhojë bashkitë do të kenë 7.5 miliardë lekë më shumë se një vit më parë.
Do të kryhen transferime në njësitë vendore të personelit si më poshtë:
1.Transferimi i personelit edukativ dhe mbështetës në arsimin parashkollor, dhe personelit mbështetës në arsimin parauniversitar.Fondi total i shpenzimeve të personelit (paga dhe sigurime), i cili i transferohet 61 bashkive është në vlerën 4,302,692 mijë lekë. Numri i punonjësve të cilët transferohen nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve te 61 bashkitë është 7101.
2. Transferimi i funksionit të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (PMNZSH)Fondi total (paga, sigurime + mallra shërbime), për funksionin e PMNZSH që transferohet në njësitë e qeverisjes vendore, është 635,874 mijë lekë. Numri i punonjësve për shërbimin zjarrfikës të cilët transferohen nga Ministria e Brendshme në bashkitë përkatëse është 739.
3. Transferimi i funksionit të administrimit të pyjeveFondi total i shpenzimeve ( paga, sigurime + mallra shërbime), për funksionin e administrimit të pyjeve nga bashkitë është në vlerën 105,468 mijë lekë. Numri i punonjësve të cilët transferohen nga Ministria e Mjedisit në bashkitë përkatëse është 172.
Gjithashtu, në lidhje me transferimin e funksionit të ujitjes dhe kullimit te bashkitë, për kanalet ujitëse në sektorin e bujqësisë, për vitin 2016 do të akordohet fondi për investime në vlerën 2,450 000 mijë lekë.
Më poshtë pasqyrohen të dhënat e projektbuxhetit 2016 sa i takon ndryshimit të përshkruar më sipër.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
36.1%
-
Jo
60.4%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 3623
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Këngëtarja Ledina Çelo poston si rrallë herë foto me familjen e saj (FOTO)
3 Janar, 22:45
-
A do të përfundojë këtë vit lufta në Ukrainë?
3 Janar, 22:36
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Beteja ligjore mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe
3 Janar, 22:29
-
Rreziku nga Rusia, ish-ministrja e Jashtme: Perëndimi urgjentisht ta pranojë Kosovën në NATO
3 Janar, 22:12
-
Milan mposht me përmbysje Juventusin dhe kalon në finalen e Superkupës së Italisë! Conceiçao debuton me fitore në stolin kuqezi, të hënën përballja ndaj Interit në Riad
3 Janar, 22:06
-
Rajoni separatist në Moldavi ndien pasojat e mungesës së gazit rus
3 Janar, 21:38
-
Ulje temperaturash, shi dhe dëborë e dendur në zonat malore, parashikimi i motit për fundjavën
3 Janar, 21:25
-
Masakra me 12 viktima, malazezët protestojnë para qeverisë, kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë
3 Janar, 21:15
-
Mero Baze: Gjykata nuk u ndikua 'as nga Trumpi' dhe as nga 'tre rezolutat'
3 Janar, 21:11
-
SHBA, agjencitë e zbulimit të shqetësuara për sulme të ngjashme me atë të Nju Orlinsit
3 Janar, 21:07
-
U përfol për kalim tek Trabzonspori, Rey Manaj rinovon kontratën edhe për 1 vit e gjysëm me Sivasspor
3 Janar, 21:00