Ja kush do këndojë në festivalin e
RTSH, Elton Deda:Ndreqim gabimet 

Ja kush do këndojë në festivalin e<br />RTSH, Elton Deda:Ndreqim gabimet 
TIRANE - 45 milionë lekë është kostoja e Festivalit të 54-t të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, që do të mbahet në datat 25, 26, e 27 dhjetor. Në konferencën e sotme për shtyp, drejtori i Festivalit, Martin Leka, tha se “do të bëj të pamundurën për një festival edhe më të mirë”.

Ndër të tjera ai theksoi se këtë vit është përmirësuar statusi ligjor për përfaqësimin e Shqipërsië në Eurovizion. Ndërsa festivali do të mbahet në 3 netë në datat 25, 26 e 27 dhjetor, drejtori artistik Elton Deda dhe stafi i festivalit kanë menduar mos t'i mungojë përfaqësimi i të gjithë brezave e artistëve si kompozitorë, tekstshkrues, këngëtarë, etj. Elton Deda premton ndryshime dhe ndreqje gabimesh që janë vënë re në festivalet e kaluara.

Elton Deda rrëfeu motivet se pse pranoi drejtimin artistik të festivalit. Pasi theksoi faktin që ky festival na prezanton në Europë përmes Eurovizionit, shtoi se motiv janë edhe sakrificat e kriuesve shqiptare, përfshi dhe babain e tij Ferdinad Deda.

“E pranova drejtimin artistik të këtij festivali me motivin se është një efstival me rëndësi të amdhe kombëtare, ku artistë kanë dhënë gjakun dhe sakrficat e tyre, përsfhi edhe babin tim”, u shpreh Deda.

Dretori i ri artistik i festivalit, Elton Deda, e ka nisur ndryshimin me rikthimin e arstistëve që kanë humbur besimin tek ky festival. Dhe mësojmë se i është rikthyer skenës së këtij festivali këngëtari Kozma Dushi. Sipas Dedës këngët do të jenë nga të gjitha brezat e të gjitha stilet. Por nuk mungoi edhe një kritikë e fortë e tij për mungesën e vëmendjes ndaj këngëtarëve në festivalet e kaluara.
elton deda
"Ne nuk duhet të shkojmë vetëm në varrime e të themi sesa i mirë ishte ky këngëtarë, ne duhet ti sjellim në skenë, ti shfryëtzojmë talentet e tyre, jo t’i kujtojmë vetëm kur vdesin”, tha Deda gajtë prezatimit të risive të festivalit.



Janë 30 këngë pjesëmarrëse në festival.

Afati i dorëzimit të këngëve është data 30 tetor. Stafi drejtues i festivalit të 54-të në Radio Televizionin Shqiptar janë Elton Deda, producentët muzikorë Edmon Xhulali e Sokol Marsi, skenaristi Pandi Laço, dhe regjisori Blendi Laço.

Pas konferencës së shtypit u hodh shorti i rradhës së këngëtarëve sipas netëve përkatëse:

Nata e parë:
1 - Egzon Pireci
2 - Grupi Simbol
3 - Voltan Prodani
4 - Adrian Lulgjuraj
5 - Sigi Bastri
6 - Dilan Reka
7 - Luis Ejlli
8 - Nilsa Hysa
9 - Edea Demaliaj
10 - Erga Halilaj
11 - Florent Abrashi
12 - Teuta Kurti
13 - Kozma Dushi
14 - Aslajdon Zaimaj
15 - Egert Pano

Nata e dytë
1 - Kristi Popa
2 - Rezart Smaja & Klodian Kacani
3 - Grupi "Revolt Klan"
4 - Jozefina Simoni
5 - Andi Tanko
6 - Niku & Entela Zhula
7 - Genc Tukici
8 - Evans Rama
9 -Besa Krasniqi
10 - Enxhi Nasufi
11 - Flaka Krelani
12 - Renis Gjoka
13 - Lind Islami
14 - Enada Tarifa
15 - Klajd Musabelliu
 
Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve