Ja kush është autori i krimit makabër
i cili vrau 17 persona në SHBA

Ja kush është autori i krimit makabër<br />i cili vrau 17 persona në SHBA<br /><br>
Autori i sulmit makabër në SHBA i cili la të vdekur 17 studentë dhe plagosi 50 të tjerë është Nicolas de Jesus Cruz.

Ai është një 19-vjeçar I cili ka qenë pjesë e kësaj shkolle por është përjashtuar për arsyë disiplinore vitin e kaluar.

Gjatë momentit të krimit ai ishte i armatosur me nje pushkë AR-15, më pas hyri brenda në shkollë dhe qëlloi në drejtim të studentëve  duke thirrur parulla kundër shkollës.

VIDEO/Momenti i arrestimit të autorit të sulmit

CNN shkruan se ai më parë kishte pasur probleme mendore pasi ishte vizituar tek një psikolog, ndërsa nga të dhënat e policisë ai ishte një person që kishte vuajtur njëherë në paraburgim për krime të lehta.

Ngjarja ka hyrë në 10 ngjarjet më të tmerrshme të amerikës të ndodhura ndonjëherë, ndërsa i gjithë kombi amerikan është në zi kombëtare.

[gallery]25570[/gallery]​
Autori i krimit makabër në SHBA i cili vrau 17 vet dhe plagosi 50 të tjerë


Redaksia Online

A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Nadal mundet në finale e Swedish Open

Nadal mundet në finale e Swedish Open