Emri i Ilir Metës u përfol i pari se fshihej pas togfjalëshit hermetik “një ishkryeministër i proceduar edhe më parë për korrupsion”, togfjalësh që gjendej në dokumentat që Clifford Chance ka paraqitur në gjyq. Më pas u tha se bëhej fjalë për Berishën.
Në kuadrin e listimit të kryeministrave të pluralizmit, dje nuk shpëtoi pa dalë në skenë edhe emri i ishkryeministrit Fatos Nano. Por nuk është asnjë prej këtyre. Burime të mirëinformuara mbi gjyqin mes CEZ dhe DIA në arbitrazh thanë për DITA se ishkryeministri në fjalë është Vilson Ahmeti, vëllai i të cilit Petrit Ahmeti, ka qenë person kyç në negociatat që i paraprinë futjes së DIAs në lojë.
Ai ka qenë këshilltar i EREs në momentin e lidhjes së kontratës e më pas u zgjodh kryetar i bordit të Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë. Roli i ishkryeministrit Ahmeti mes DIAs dhe pozicionit kyç të vëllait qartësohet edhe nga dëshmitë në gjyqin e arbitrazhit, spekulimet me të cilin kanë ndezur sërish politikën në Tiranë. Për më tepër, Petrit Ahmeti është thirrur në prokurori pak muaj më parë për të dëshmuar mbi këtë aferë.
Dëshmia e ishdrejtorit të CEZ në Shqipëri Josef Hejsek dhënë në 26 tetor 2014, për gjyqin midis CEZ dhe DIA për mbledhjen e borxheve është e qartë dhe e detajuar. Hejsek ka dëshmuar se ka qenë ish ambasadori i Shqipërisë në Pragë, zoti Qazim Tepshi që e ka prezantuar me Kastriot Ismailajn, (personin e akuzuar). Ai shton se së bashku kanë shkuar në zyrën e kryeministrit të asaj kohe Sali Berisha dhe zyrën e ish Kryetarit të ERE, zotit Bujar Nepravishta, ku ka qenë prezent edhe Petrit Ahmeti, (sot kryetar i ERE).
Sa për arkivë, janë 3 kryeministra pas vitit 1990 që janë dënuar dhe kanë bërë burg. Adil Çarçani dënua me 15 vjet, por bëri 3 vjet, i dënuar për abuzime me pushtetin gjatë regjimit komunist, Fatos Nano u dënua dhe bëri 4 vjet burg për abuzime me ndihmat italiane dhe Vilson Ahmeti bëri 2 vjet burg i dënuar për skandalin “Arsidi”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarj.com)
/Shqiptarja.com