Mali shtrihet në kreshtat malore të Guajanës, gjendet parku nacional Canaima, mirëpo besohet që është një prej formacioneve më të vjetra gjeologjike në Tokë, përkatësisht është rreth dy miliardë vjet.
Për të tregohen mite dhe legjenda të shumta, ndërkaq ka rol të madh në jetën shpirtërore të fisit indian Pemon. Gjithashtu, vetëm para dhjetëra vjetësh ka filluar hulumtimi i stalaktiteve në muret e shpellave të tij misterioze. Në Roraima shi bie pothuajse çdo ditë, për ç’shkak është bërë vendbanim për disa lloje interesante të bimëve dhe kafshëve. Në vegjetacionin e ulët mund të gjenden bima mishngrënëse Heliamphora, zile delikate, si edhe lloji i mbrojtur endem i bretkosës thithëlopë.
Besohet që pikërisht ky mal dhe ambienti i tij i mrekullueshëm kanë qenë inspirim edhe për tregimin e njohur fantastik-shkencor “Bota e humbur” për dinozaurët të cilin e ka botuar Arthur Conan Doyle në vitin 1912.
Ky mal sot është destinacion i preferuar për entuziastët e alpinizmit. Edhe pse rruga deri te plateja është mirë e shënjuar, mund lehtë të humbësh nëpër shtigjet e shumta të tij, të cilat janë të mbuluara me vranësira të dendura.
Të gjithë ato që planifikojnë të ngjiten në Roraim u rekomandohet të marrin ciceronë lokalë nga Paraitepuia.
e.gj/Shqiptarja.com