Ja kush janë vendet europiane ku
është e rrezikshme të udhëtosh

Ja kush janë vendet europiane ku<br />është e rrezikshme të udhëtosh
Pas sulmeve terroriste të natës së kaluar në aeroportin e Stambollit, ekspertët kanë apeluar për një rikonceptim të sigurisë aeroportuale, sidomos në vendet europiane.

Sulmet terroriste, të ndërmarra vitin e fundit në disa vende europiane, kanë çuar ekspertët në përpilimin e një harte, ku bie në sy se janë 7 shtete të Europës të konsideruara me rrezikshmëri të lartë.

Aeroporti Ataturk rinisi udhëtimet disa orë pas sulmeve që lanë 50 të vdekur dhe rreth 147 të plagosur, por incidenti tragjik dëshmoi se aeroportet janë një shënjestër e lehtë për ISIS.

Sipas Ministrisë së Jashtme britanike, përveç Turqisë, vende të rrezikuara seriozisht nga sulmet terroriste janë Belgjika, Gjermania, Franca, Spanja dhe Rusia. Në hartë ato janë të ngjyrosura me të kuqe të ndezur.

Britania e Madhe gjithashtu rrezikohet nga sulmet, ndërkohë vende si Italia, Hollanda, Greqia e Austria janë disi më pak të rrezikuara.

Shqipëria dhe Kosova listohen tek vendet jo shumë të rrezikuara, ndërkohë Zvicra, Sllovenia, Hungaria etj konsiderohen si pak të rrezikuara nga sulmet terroriste.

sot
Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)



 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre