TIRANË - Ministri i dorëhequr Nasip Naço ka qenë një nga zërat që e ka kundërshtuar nismën e qeverisë për të kriminalizuar shpifjen ndaj zyrtarëve të lartë, draft që e konsideron atë vepër penale të dënueshme nga gjobë deri në tre vjet burg.
Në muajin shtator Naço i ka dërguar një letër ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Ermonela Felaj, ku ndan rezervat për këtë propozim.
"Nevojiten argumentet bindës nëse mbrojtja që ofrohet përmes kësaj dispozite është e justifikuar dhe nuk cënon parimin për mbrojtje të barabartë për të gjithë”, shkruante ndër të tjerë Naço në letrën ku vlerëson se nisma e kryeministrit vjen në shkelje të konventave ndërkombëtare.
Ndërsa qeveria u tërhoq sot nga projektligji për ta rifolmuluar atë pas kundërshtive se cënohej media dhe fjala e lirë, Naço ka kërkuar prej shtatorit që propozimi të rivlerësohet dhe të "argumentohen arsyet që çojnë në nevojën për parashikimin e një vepre të re penale".
Përmes kësaj letre ish-ministri Nasip Naço risjell në vëmendje vitin 2012 kur politika shqiptare me konsensus ndryshoi Kodin Penal dhe e hoqi shpifjen ndaj funksionarëve të shtetit nga veprat penale.
Në të njëjtën linjë me opozitën sot, e cila u shpreh se propozimi i qeverisë vjen befasisht, edhe Naço kërkonte në këtë letër që ndryshimet në Kod të konsultohen gjerësisht.
Nasip Naço hoqi dorë pak ditë më parë nga drejtimi i Ministrisë së Drejtësisë me argumentin se nevojitej një nivel më i lartë bashkëveprimi me të gjithë aktorët për reformën në drejtësi. Në këtë post është emëruar nënkryetari i LSI-së Ylli Manjani.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com