Zbulohet emri i lokalit të natës ku balerinat shfrytëzoheshin si prostituta. Burime të Report TV nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se lokali i natës “Boleros”, i ndodhur pranë Prokurorisë së Tiranës ka qenë vendi ku balerinat shfrytëzoheshin si prostituta.

Fillimisht vajzat punësoheshin si balerina, ndërkohë që më pas nxiteshin që të punonin edhe si prostituta për të marrë më shumë lekë.
Këto janë fotot brenda lokalit të natës “Boleros”, gjatë festave që organizoheshin aty. Sipas Policisë Xhonatan Terpollari, Florian Bregu dhe L.B, i shfrytëzonin vajzat edhe si balerina edhe si prostituta.

lokali i prostitutave naten
lokali i prostitutave naten
lokali i prostitutave naten
(Lokali i nates ku vajzat shfrytezoheshin si prostituta)

Ndërkohë 2 nga 3 vajzat që punon si balerina në këto lokal, kanë dhënë dëshminë e tyre para oficerëve të Policisë. Ato janë shprehur se këtë punë e kryenin më dëshirë, për të fituar më shumë lekë. Sipas dy balerinave ato nuk janë detyruar të punon si prostituta.

Në praninë edhe të një psikologeje është pyetur edhe 16-vjeçarja M.D, që gjithashtu ka thënë se punonte me dëshirë. E mitura pasi ka dhënë dëshminë e saj është çuar pranë familjes. Të 3 vajzat kanë thënë se përfitonin shuma të mëdha parash.

Sipas policisë vajzat rekrutoheshin nga Xhonatan Terpollari dhe më pas nxiteshin nga Florian Bregu dhe L.B, pronarët e lokalit, për të punuar si prostituta.

(er.nu/shqiptarja.com)