Ja milionat që përfituan 9 kompanitë
për mbledhjen e borxheve të CEZ

Ja milionat që përfituan 9 kompanitë<br />për mbledhjen e borxheve të CEZ
DIA nuk ka qenë e vetmja që ka përfituar fonde publike dhe është pasuruar duke mbledhur borxhet e CEZ. 9 kompani të tjera, kanë punuar për CEZ në mbledhjen e borxheve, duke mbajtur 50 % të vlerës së faturave të papaguara të dritave për vete, dhe duke i kaluar CEZ-it gjysmën tjetër, sikundër prarashikoheh në kontratë. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Brace, ka bërë të ditur emrat e 9 kompanive, dhe shumat marramendëse të lekëve të përfituara prej tyre.

“E GJITHE "AFERA CEZ"
ESHTE KONSUMUAR NEN QEVERINE "BERISHA" DHE KA NJE PERGJEGJES, SALI BERISHEN!!

Urdheroni, shiheni kete dokument:JANE PARATE E KOMPANIVE TE MBLEDHJES SE BORXHIT TE KEQ TE KOMPANISE CEZ.
Ne fund te vitit 2011, CEZ mbylli maredhenien me kompanine DIA; I gjithe biznesi i DIA u transferua ne bllok ne 9 kompani me pronare kliente te zyren shteterore e private te Sali Berishes, kliente te ish Ministrit te tij, kliente te asaj Qeverie si pronare mediash;

Nje nga te nente motrat, CE2 Services, e krijuar me 15.03.2012 dhe e kontraktuar vec kater dite me pas, mori dhe super biznesin e mbledhjes se parave ne institucione publike si dhe kompanite shteterore, Albpetrol e para ne radhe, ujesjellesat etj; Perfitimi i kesaj kompanie ne kontrate caktohet 32% per principalin dhe 50% per kamatvonesat;

Per te nente motrat, me kontrate, ju jepet i njejti perfitim dhe e drejta per to per ti prere energjine elektrike institucioneve shteterore dhe familjeve te shqiptareve.
Nga te gjitha perfitimet;

TE GJITHA KOMPANITE MOREN 558.8 MILION LEKE;
VETEM CE2 SERVICES MORI 249 MILION LEKE;
NJE TJETER CE2 MORI 76.1 MILION LEKE;
TE DYJA BASHKE MOREN 325 MILION LEKE, VETEM KETO TE DYJA.
 
Qe te kuptoni se si u transferua biznesi, po ju them se; Nese ne dy vite DIA mori nga CEZ 649 milion leke, tete nder 9-te kompanite moren 558.8 milion leke, ne vetem pak muaj. Krijimi i ketyre 9 kompanive u pasua nga vendimi i ERE per te ulur cmimin e energjise qe Kesh i shiste Cez, favori me i madh ne 4 vite, shoqeruar me favorin tjeter, nivelin e borxhit te keq, praktikisht riformatim i tregut te borxhit per nente motrat!! Per cdo shqiptar qe ka degjuar Sali Berishes te sulmoje aksionin e qendrueshem te mbledhjes se detyrimeve nga faturat e energjise, dua te them:

Gjate gjithe viteve 2010, 2011, 2012, 10 kompani te Sali Berishes ju kane marre 100 leke, nga te cilat deri 50 leke si perfitim per vete, vec 50 leke per kompanine qe falimentoi!! Ky eshte Sali Berisha dhe Prokuroria ka detyre ta hetoje.”
-shkruan Brace. 

dokumenti

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool