Ja ndërkombëtarët kundër çadrës 
së Bashës,nga 18 shkurti deri sot

Pas ngritjes së çadrës nga Basha në mbrëmjen e 18 shkurtit, u duk sikur po ngjizej një krizë e madhe politike në vend.

Qarkullonin lloj e soj idesh, por që në finale doli se në fakt askush veç Bashës e Berishës nuk shihte krizë. Që do të thotë se kriza ishte aty, në çadër, e ulur këmbëkryq duke dëshmuar mospasjen e një vizioni dhe ekipi që të udheheqë PD-në drejt zgjedhjeve të 18 qershorit.

BE-ja ishte e para që e konfirmoi këtë fakt, duke u shprehur dy ditë pas ndritjes së çadrës, në 20 shkurt.

Me anë të Maja Koçijançiç, zëdhënëse e Komisionit Europian, BE theksonte se Parlamenti duhet të jetë funksional edhe për ecurinë e mëtejshme të zbatimit të Reformës në Drejtësi.

“Për ne, debati politik duhet të zhvillohet brenda parlamentit dhe jo jashtë tij. Polarizimi i mëtejshëm i arenës politike do të ishte vetëm kundër-produktive për ambicjen e Shqipërisë për t’iu bashkuar Unionit Europian, madje edhe për avancimin në rrugën e saj europiane.“

Pas Kocijançiç ka qenë eurodeputeti i djathte Eduard Kukan i cili në 21 shkurt do të shkruante në Twitter se “opozita ka ende shumë punë për të bërë para zgjedhjeve, në Kuvendin e Shqipërisë. Bojkoti nuk e ndihmon atë t’i mbarojë këto punë”.

Duke i dhënë kështu Bashës një tjetër mesazh se është në rrugën e gabuar. Megjithatë, Basha ende kishte shpresë se dikush do ja çilte derën e do e mbështeste në rrugën e tij të rrugës.

Por nuk ndodhi. “Debatet politike nuk duhet të bëhen jashtë sallës së Kuvendit. Reformat janë vendimtare për integrimin e Shqipërisë”. Kështu u shpreh Johannes Hahn në datë 22 shkurt ndërsa theksoi se ndihet i keqardhur për vendimin e opozitës. Kryekomisioneri për Zgjerimin tha se bashkëpunimi i opozitës me qeverinë për reformat është në dobi të integrimit europian.

E kur Basha nuk po e kuptonte akoma që rruga e tij e rrugës është rruga e gabuar për integrimin e vendit, viziton Tiranën vetë kryediplomatja e BE-së, Federica Mogherini. E cila në deklaratën e saj për mediat tha se “Bojkoti bllokon çeljen e negociatave. Dyert e BE hapen me vetting. Ata që bojkotojnë Kuvendin dhe komisionet parlamentare, bllokojnë integrimin e vendit.” 

Basha i dërrmuar pas kësaj deklarate nuk kishte ç’bënte tjetër veçse të sulmonte Mogherinin dhe të gjithë BE-në, me shpresën se do shihte ndonjë dorë të shrtrirë nga SHBA.

Për këtë ai me anë të lobeve organizoi një vizitë në SHBA, e cila u nis me bujë dhe përfundoi një flluskë sapuni. Pa asnjë takim, pa asnjë mbështetje, Basha u shfaq në Zërin e Amerikës duke trumbetuar se kishte mbështetje nga një senator itali. I cili për fatin e keq të Bashës ishte hetuar për vjedhjen e 450 mijë eurove. E po të mos ishte dalja në VOA, askush s’do e dinte që Basha është në SHBA.

Pas kthimit të tij nga SHBA, ku pak para tij ministri Bushati kishte patur takime intensive me senatorë, kongresmenë e deri tek Sekretari i Shtetit Tillerson, Basha erdhi duke brohoritur Fitore. Por entuziazmin ja shuante ambasada e SHBA në Tiranë.

Në një preononcim për TCH ambasada e SHBA në Tiranë rrëzoi deklaratën e Bashës se kishte marrë mbështetjen e qeverisë amerikane për protestën. Ambasada amerikane në Tiranë tha se administrata e Trump nuk e mbështet protestën e Partisë Demokratike dhe se SHBA apelon për dialog mes palëve.

Fill pas kësaj shuplake nga SHBA-të, ishte Gjermania që i dha një të dytë. Zëvendëskryetari i grupit të CDU-CSU në Parlamentin gjerman, Franz Josef Jung, i cili është njëkohësisht edhe shefi i politikës së jashtme në CDU, si dhe ish-ministër i Mbrojtjes së Gjermanisë i dërgon një letër Bashës.

Në letrën e tij Jung shprehet në emër të CDU-CSU-së se “Vonesa e reformës në drejtësi dhe bojkoti i zgjedhjeve nga opozita do ta kthenin Shqipërinë shumë mbrapa në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian dhe do të dëmtonte shumë marrëdhëniet mes PD-së dhe CDU-CSU”

Pas këtyre dy deklaratave të ftohta dhe të qarta të SHBA-ve dhe BE-së Basha u nis për në Maltë ku u mbajt dje Kongresi i PPE (Partive Popullore Evropiane). Me shpresën se do i mbushte mendjen ndokujt në sallë veç Orban e Gruevskit që janë të shpallur anti-BE, Basha dje nxiu Shqipërinë në sytë e Evropës. Por as kjo nuk mjaftoi dhe PPE i tha tij që të kthehej në Kuvend dhe të mos bojkotonte zgjedhjet.

E vulën e gjithë deklaratave të derimë sotme ja vuri po mbrëmë në të 40-at e çadrës sërisht SHBA, ku nëpërmjet, Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit, Hoyt Brian Yee tha se “Shqipëria do të duhej së paku, të mbajë zgjedhjet e saj me datë të rregullt në qershor, me 18 qershor. Ne e nxisim opozitën dhe gjitha partitë që të marrin pjesë në zgjedhje në, jo që t’i bllokojnë zgjedhjet. Dhe, nëse ka probleme ne besojmë se opozita dhe Qeveria duhet të kenë dialog që të zgjidhin problemet në mënyrë që zgjedhjet të jenë të lira të drejta.” Duke i treguar edhe njëherë se nuk ka mbështetje për bojkotin.

Të gjitha këto deklarata nga Koçijançit te Brian Yee tregojnë se pse çadra sot është e braktisur. Çadra e vetmisë së madhe sot është në ditët e saj kur telat i janë holluar e po i këputen.

Basha qe i pafuqishëm dhe i pazoti të bindë ndërkombëtarët, siç është sot i pazoti të bindë miilitantët që t’i rrinë në çadër. Bashës çadra i ka rënë sa i përket qytetarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarëve. Por është akoma në këmbë për të zgjidhur ndoshta krizën brenda PD-së, e cila ka hyrë në një fazë të re pas dështimit spektakolar të Bashës.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave