TIRANE - Djaloshi që në faqen e rrjetit social facebook, por edhe në një kërkim të thjeshtë edhe në google herë herë merr profilin e një modeli e herë të tjera një biznesmen i rëndësishëm që ndërhyn sa në biznese të rëndësishme në Ballkan, por edhe me gjerë, në CV e tij ka të shënuar se ka përfunduar studimet në Lake Forest College e mandej në vitin 1999 është diplomuar në Universitetin e Westminister në Londër në Master për studime diplomatike. Ky pra është personi i cili në emër të firmës ka ofruar dhe ka mbrojtur zarfin që kishte brenda plot 850 milionë euro për blerjen e 100 përqind të aseteve të Albpetrolit. Por kush është biznesmeni që mbron interesin e firmës Vetro nga Singapori, e cila ka sjellë një ofertë kaq të rëndësishme?
Në profilin e tij në facebook, nuk duket shumë si një djalosh biznesi. Më shumë shfaqet me hedhje në rrjetin social të këngëve të dashurisë dhe komente për fotot e tij që ndryshojnë kohë pas kohe. Asnjë interes për biznes. Ashtu sikurse nga fotot e profilit në google images, duket në takime që nga biznesmenë shqiptarë, e deri tek takimet e prezantimi si këshilltar i Behgjet Pacollit në Kosovë, e mandej me Gadafin e shumë liderë të tjerë të botës së lindjes. Për prezantimin e firmës Vetro në Singapor, nuk duket se ka ndonjë të dhënë, madje nuk ekziston asnjë ëebsite aktiv i kësaj firme. LEXONI KETU SHKRIMIN E PLOTE
(Gre.M/shqiptarja.com)

VIDEO - "Albpetrol", misteri i tenderit






