Me datë 15 dhjetor të 2015 deputetët e Partisë Socialiste dhe asaj të Lëvisjes Socialiste për Integrim ishin njoftuar për darkën e fundvitit, e cila prej 2 vitesh ishte kthyer në traditë.

Shqiptarja.com ka siguruar emailin ku duket ftesa për deputetët, e cila sqaron se ajo do zhvillohet me datë 26 dhjetor në një nga restorantet jashtë kryeqytetit.

emelet e darkes

Pak orë më vonë rreth mesditës, ligjvënësit njoftohen po me email se darka është afruar dhe 23 dhjetori është përcaktuar si data e festës.

Por rreth pasditës se 15 dhjetorit deputetët e dy forcave politike njoftohen se për shkak të angazhimeve të dy drejtuesve politikë është vendosur sërish që darka do të mbahet me 26 dhjetor siç ishte parashikuar fillimisht. 

Ndërkohë pasditen e 16 dhjetorit deputetët e mazhorancën marrin një tjetër email ku u komunikohet se darka është shtyrë për në datën 14 janar dhe do quhet si një festë për fillim vitin.

Vetem pas dy ditësh, ligjëvënësve u vjen emaili i radhës, ku i njofton se darka e parashikuar është anulluar.

emelet e darkes

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)