Ja parashikimi i yjeve për muajin nëntor, astrologia Meri Gjini: Surpriza për binjakët

Me fillimin e muajit të gjithë bëhemi kuriozë të dimë se çfarë thonë yjet për fatin tonë. Astrologia Meri Gjini e ftuar në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv tregon për të gjitha shenjat se çfarë i pret për këtë muaj.

Dashi:

Urani rikthehet provizorisht përsëri tek ju, që do të thotë, do të bëjë rivendosje për sa i përket ekonomisë. Do të keni ndjesinë sikur keni gjithaçka nën kontroll me një energji shumë të fortë deri rreth datës 23. Me kalimin e marsit tek peshqit në datë 28 duket sikur bie pak energjia fizike, por e sigurt është që do të kthjelloheni. Edhe pak durim për ata që kanë patur problematika me veten apo në raporte personale për të mos marrë vendime.

Demi:

Janë të liruar nga pjesa e uranit, që do të thotë që ritmi që duan do të përshpejtohet shumë. Për demat ka filluar një periudhë mga vjet, të cilët kanë mbjellë shumë për sa i përket mënyrës se si do të organizojnë çështjet profesionale të tyre. Duke nisur nga data 9 nëntor deri në fund të vitit që vjen do fillojnë të korrin ato çfarë kanë mbjellë. Pra do të jetë shumë më i lehtë përfitimi ekonomik, por jo i riskut, të atyre gjërave që kanë hapur, të atyre gjërave që kanë ndërtuar. Nuk kanë qenë të paktë demat që kanë marrë iniciativa të reja dhe disa edhe të mëdha. Për sa i përket vështirësisë së periudhës, me Venusin ballë për ballë në të kundërt tek akrepat patën goxha luhatje për sa i përket mënyrës se si duan që të ndihen dhe me kë duan të jenë. Duhet të vazhdojnë të jenë të paktën deri nga data 16 pa vendime të rëndësishme, sepse paqartësia do të vazhdojë.

Binjakët:

Keni planetin e fatit përballë, keni saturnin në familjen e 8-të dhe marsin tek pëshqit. Keni një strukturë profesionale të caktuar. Në këtë periudhë do të duhet të mendoni seriozisht nëse jeni në vendin e duhur, jeni në punën e duhur,çfarë degëzimi mund të bëni, çfarë rregullimi mund të bëni, po çfarë ndryshimi thelbësor. Vendimë të tilla do të jenë përparësi rreth fundit të muajit, duke pasur një ditë të mrekullueshme siç është data 23 e nëntorit që do tju qartësojë totalisht në rrugëtimin që do të ndiqni për përmirësimin e karrierës dhe të ardhurave. Do mbillni në këtë periudhë për të korrur që nga fillimi i 2019-ës. Disa nga binjakët nga data 9 nëntor deri në fund të vitit do të marrin vendime shumë të rëndësishme të tipit fejesë, martësë, shtim në familje.

Gaforrja:

Kreativiteti në maksimum me mars, neptun tek peshqit. Ka një vendim apo drejtim serioz në punët që janë duke u marrë në 10 ditëshin e fundit të muajit.për sa i përket çështjeve si përmirësimi i shëndetit të tyre apo të familjrëve do duhet të merren seriozisht, të paktën rreth datës 16. Vëmendja tek gjërat e rëndësishme, mbi shëndetin nuk ka asgjë. Duket sikur më mirë janë raportet në çift, më mirë janë me njëri tjetrin dhe duket se në muajin nëntor do të ndihen më të zgjuar dhe do kënaqen me veten e tyre.

Luanët:

Vrulli i punës është përshpejtuar, por do të ketë momente shumë të mira prodhimtarie këtë muaj. Për çështjet e shëndetit të tyre do të duhet të vazhdojnë të merren edhe pak. Sidomos nga data 7 deri në 13 nëse kanë problematika të mbartura duhet ti zgjidhin. Për sa i përkte çështjeve personale mjafton të ketë diell jashtë dhe nuk është se kanë probleme. Edhe për luanët, ajo që është karakteristikë është se kanë një potencial më të fuqishëm me fjalën. Duket sikur fjala e tyre do të jetë shumë e rëndësishme në vendimarrje të rëndësishme në punë apo në familje.

Virgjëresha:

  Do të duhet të planifikojnë çështje afatgjata. Çështje studimore, ligjore, bankare, çështje që duan kohë. E dyta, me mënyrën se si do të pozicionohen përballë problematikave personale të mbartura nga shtatori, tetori, duket sikur do të gjejnë një formë të re, thjesht për të marrë atë çfarë duan. Ndryshimi i taktikës do të çojë edhe më afër objektivave të tyre. Në të njëjtën kohë do ti bëjë edhe më të zhveshur nga emocionet. Për çështjet ekonomike do të duhet të punojnë fort për të kuptuar se si mund ta përmirësojnë.

Peshorja:

Harxhime të papritura deri nga data 7, fitime të papritura nga data 7 deri në 23. Përmirësim i ritmit ekonomik apo i prodhimtarisë së tyre. Kjo është pjesa e mirë. Pjesa e vështirë vazhdon të jetë se si vazhdojnë të jenë pak diktatorë të vegjël në raport me jetën e tyre personale apo të kenë pak më shumë kontroll për atë se çfarë u përket. Kjo do të duhet të jetë kujdes sepse në mes të muajit mund të sjellë nja krak të fortë në raportet e tyre personale. Nëse duhet të shmangin këtë gjë për të mos prishur ngjyrosjen e muajit do të duhet të jenë shumë të kujdesshëm ose të mendohen 2 herë përpara se sa të pozicionohen brenda familjes së tyre. Ndërkohë që me pjesën e punës, pavarësisht vështirësive, në datën 16 dhe brenda 2 muajve duhet të jetë prioritet të zgjidhet çdo lloj çështje ligjore zyrtare, pronësie, gjyqi, kontrate, gjëra të kësaj natyre.

Akrepi:

Me buzëqeshje vesh më vesh për sa i përket mënyrës së ritmit të 24 orëshit. Ka përmirësim të çështjeve të punës, ka përmirësim të xhepit. Planeti i fatit vazhdon të jetë tek ata deri në datën 9. Duket se kemi përmirësim të raporteve personale dhe raporteve me lekun. Të dyja këto përmirësimin e kanë duke nisur nga data 7 deri në datën 23. Të vetmen gjë që do të duhet të jenë të kujdesshëm gjatë muajit nëntor është të mos përpiqen që mendimin e tyre ta imponojnë në raportet e tyre profesionale. Kjo mund të prishë ekuilibrat e tyre në punë.

Shigjetari:

Do të duhet të shmangni gabime të vogla apo nxitime të vogla. Nga data 7 me 13 k një frikë se mos zbulohen sekrete apo gjëra të kësaj natyre dhe i kap një ankth që lidhet me pjesën e profesionit. Ndërkohë me intuitë shumë të fortë pas datës 16. Do të duhet të shfrytëzojnë maksimalisht intuitën dhe instiktin në çdo vendim që do të marrin për sai përket punës. Planeti i fatit tek shigjetarët , sado vështirësi që të kenë nuk do ti lërë absolutisht asnjëherë që të rrëzohen.

Bricjapi:

Kanë saturn dhe pluton, strukturë, qëndrueshmëri, zgjidhje çështjesh, profesion, karrierë, shëndet. Këto duhet të jenë prioritet e periudhës dhe kohës për shumë gjatë, por sidomos në këtë 2 vjeçar. Duke nisur nga periudha në të cilën ndodhemi, duke qenë se planetin e fatit do ta kenë në familjen e 12-të. Nuk do të ketë periudhë më të mirë se kjo për ti zgjidhur. Ka përmirësim të ekonomisë . Ndërsa përsa i pëket vështirësisë tjetër në raport me punën ka një xhelozi apo rivalitet që mund të shkarkojë energji negative, por lehtësisht të anashkalueshme.

Ujori:

Do lehtësohet në datën 16 nga marsi. Do të kenë kohë për tu marrë me veten, me jetën e tyre personale. Do të kenë mundësi që për herë të parë pas 5 muajsh të fillojnë të mendojnë çfarë nevoje kanë ata realisht dhe çgarë duhet të zgjidhin. Me lehtësira shumë të mëdha  10 ditëshin e fundit. Të kujtohen herë pas here të japin ngrohtësi në familje, në raportet në çift sepse ndoshta kanë bërë barqe që do tu duhet pak kohë për ti rregulluar.

Peshqit:

Kanë marsin dhe neptunin në fundin e muajit. Larg alkoolit, kujdes të madh em ilaçet, larg depresionit, larg melankolive sepse kanë një tendencë për tu tkurrur dhe për ndjeshmëri shumë të forta. Nuk ka vend për alkool dhe timon. Me marsin tek peshqit nuk ka vend për asnjë lloj abuzimi. Për të gjithë nuk ka shanse që të anashkalojnë ligjin

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut