PALESTINE- Mëngjesin e së shtunës një sulm ajror i Izraelit ka shënjestruar dy zona në Rripin e Gazës, duke bombarduar shtëpitë dhe zonat përreth.
 
Një ndër sulmet ishte mbi Zyrat Palestineze në qendër të kampit të refugjatëve Nuseirat.

Një zyrtar Izraelit deklaroi se sulmi ishte një kundërpërgjigje e gjashtë raketave që janë lëshuar mbi Izrael kohët e fundit.
 
Megjithatë thuhet se raketat ishin hedhur në një ambient të pabanuar, pa shkaktuar viktima.

Redaksia Online
(Suada Bajraktari/e.s/shqiptarja.com)