Ja pasuria e familjes Berisha
Sa fituan Argita dhe Shkëlzeni

Ja pasuria e familjes Berisha<br />Sa fituan Argita dhe Shkëlzeni
Në deklaratën e pasurisë së Sali Berishës, për vitin 2015, nuk figuron asnjë shpenzim, asnjë e dhënë apo deklarim, për zyrën e tij luksoze, në një nga kullat më të shtrenjta të kryeqytetit. Shqiptarja.com zbardh pasurinë e familjes së ish-kryeministrit Sali Berisha, për vitin 2015, deklaruar pranë ILDKP, ku bie në sy mungesa e çdo të dhëne për zyrën e famshme. Ia kanë bërë dhuratë Sali Berishës zyrën luksoze, paguan qira, ia pagua partia apo e ka blerë? Deklarata e tij vjetore nuk jep asnjë përgjigje. Në deklaratën e pasurisë, figurojnë shtim dhe pakësim llogarish bankare, të ardhurat dhe shpenzimet, blerje apartamentesh dhe shitje dyqanesh nga fëmijët, transferim llogarish etj., po asgjë për zyrën.

As kontratë qiraje, as blerje, as dhuratë. Ndërkaq, neni 4 i ligjit për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve, parashikon që zyrtarët duhet të dekorojnë pranë ILDKP pasuritë e paluajtshme, burimin e pasurisë, pasuritë e luajtshme të regjistrueshme në regjistrat publikë, sendet me vlerë të veçantë mbi 300 000 (treqind mijë) lekë, vlerën e aksioneve, të letrave me vlerë dhe pjesët e kapitalit në zotërim, detyrimet financiare të shprehura në lekë ose në valutë të huaj etj.

 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale