Ja presidentja e parë femër e Tajvanit

Ja presidentja e parë femër e Tajvanit
​Tsai Ing-wen është zgjdhur si presidentja e parë femër e Tajvanit. 59-vjeçarja drejton Partinë Progresive Demokratike, e cila kërkon pavarësinë nga Kina.

Në fjalimin e saj të fitores Tsai Ing-wen u zotua për të ruajtur statusqu-n me Kinën, duke shtuar se pekini duhet të respektojë marrëdhëniet me demokracinë e Tajvanit dhe të dyja palët duhet të shmangin provokimet.

Kina e sheh Tajvanin si provincë të shkëptur prej tij, ndaj të cilit ka kërcënuar se do ta marrë me forcë nëse do jetë e nevojshme, shkruan BBC. Tsai në fjalimin e saj u shpreh se “kjo është epoka e re” e Tajvanit, duke premtuar se do të bashkëpunojë me partitë e tjera për çështje madhore.

Vullneti i popullit, sipas saj do të jetë baza e marrëdhënieve me Kinën. Presidentja e Tajvanit falënderoi po ashtu edhe SHBA-në dhe Japoninë për, mbështetjen që i dhanë dhe tha se tajvani do të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin e rajonit.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës