Ja pse bota dhe jeta jonë diktohen nga emocionet

Ja pse bota dhe jeta jonë diktohen nga emocionet

Foto ilustruese

Pol Dirak ishte një nga fizikantët më të mëdhenj të shekullit XX-të. Një pionier në teorinë kuantike, e cila i ka dhënë formë botës sonë moderne, Dirak ishte një gjeni kur bëhej fjalë për të menduarit analitik. Por kur kolegët e tij i kërkonin këshilla, sekreti i tij i suksesit nuk kishte të bënte me metodën tradicionale shkencore. “Udhëhiquni nga emocionet tuaja!”- thoshte Dirak.

Por pse logjika e ftohtë e fizikës teorike, do të përfitonte nga emocionet? Teoritë e fizikës shprehen kryesisht përmes matematikës, e cila nga ana e saj udhëhiqet nga një sërë rregullash. Por fizikantët nuk studiojnë vetëm teoritë ekzistuese, ata shpikin edhe teori të reja.

Dhe për të bërë zbulime, ata duhet të ndjekin disa shtigje që përjetohen si emocionuese,  duke shmangin ato që ata druhen se nuk do t’i çojnë askund. Po ashtu, ata duhet të jenë mjaftueshëm të guximshëm për të vënë në dyshim supozimet, dhe mjaftueshëm të sigurt  për t’ia paraqitur përfundimet kolegëve të tyre skeptikë.

Dirak e kuptoi se fizikantët më të mirë ndihen rehat kur i lënë emocionet të orientojnëvendimet e tyre. Këshillat e tij bien ndesh me supozimin e zakonshëm të psikologjisë në kohën e tij:se është mendimi racional, ai që drejton kryesisht sjelljen tonë, dhe se kur në të luajnë emocionet, këto të fundit ka të ngjarë të na devijojnë nga gjykimi ynë më i mirë.

Sot studiuesit kanë një kuptim shumë më të thellë mbi emocionin, dhe se si ai mund të ndikojë pozitivisht në zgjedhjet tona logjike. Marrim si shembull një studim të udhëhequr nga Mark Fenton-O’Krivi, profesor në Shkollën e Biznesit të Universitetit të Hapur në Angli. Ai dhe kolegët e tij zhvilluan intervista me 118 tregtarë profesionistë dhe 10 menaxherë të lartënë 4 banka investimesh.

Ata zbuluan se edhe në mesin e tregtarëve me më shumë përvojë, ata me performancën më të dobët,dukeshin më pak të prirur për të përfshirë emocionet në zgjedhjet e tyre. Sipër shembull nëse do të blinin apo shisnin një grup letrash me vlerë, duke vënë në rrezik milionadollarë.

Ndërkohë tregtarët më të suksesshëm, kishin shumë gjasa të pranonin të drejtoheshin  nga emocionet e tyre, dhe ndoqën ndjenjat e tyre intuitive në lidhje me opsionet që kishin  në dispozicion, kur kishin një informacion të kufizuar mbi të cilin mund të bazoheshin.

Nga ana tjetër ata kuptuan se kur emocionet bëhen shumë intensive, mund të jetë e nevojshme zbutja e tyre.

Një nga mënyrat se si emocionet e ndihmojnë vendimmarrjen tonë, është duke e drejtuar vëmendjen si ndaj kërcënimeve po ashtu edhe ndaj mundësive. “Njerëzit mendojnë se nëse ke një doktoraturë, do të jesh shumë i aftë, pasi e kupton teorinë e opsioneve. Por nuk është gjithnjë kështu”– tha një nga drejtuesit e bankave të investimeve i intervistuar nga studiuesit. Ju duhet të keni gjithashtu një instinkt të mirë,dhe ai është zakonisht i rrënjosur tek emocionet.

Gjatë dekadës së fundit, shkencëtarët kanë nisur të kuptojnë saktësisht mënyrën se si ndërveprojnë së bashku emocionet dhe racionaliteti. Përfundimi kryesor i studimeve të deritanishme është se mendja juaj racionale do të përpunojë çdo informacion, dhe se ky informacion duhet të zgjidhet dhe vlerësohet.

Dhe këtu emocioni luan një rol dominant. Çdo emocion – frika, neveria, zemërimi – shkakton të dhëna të caktuara shqisore, kujtime, njohuri dhe besime që theksohen dhe të tjera që nënvlerësohen në proceset tuaja të të menduarit. Imagjinoni sikur po ecni në një rrugë të errët në një gjendje të relaksuar, duke pritur me padurim darkën, dhe një koncert më vonë atë mbrëmje.

Ju mund të jeni të vetëdijshëm se jeni të uritur, dhe mund të mos vini re lëvizjet e vogla në hije para jush, apo zhurmën e hapave pas jush. Shumicën e kohës, injorimi i këtyre gjërave është diçka e mirë. Hapat pas jush janë ndoshta këmbësorë të tjerë që kanë planet e tyre të mbrëmjes, dhe lëvizjet në hije mund të jenë thjesht gjethe që lëvizin nga era.

Por nëse diçka nxit frikën tuaj, ato pamje dhe tinguj do të dominojnë në mendimet tuaja. Ndjenja e urisë do të zhduket, dhe befas koncerti ku keni planifikuar të shkoni do të duket i parëndësishëm. Kjo për shkak se kur përballeni me një emocion të tillë plani juaj kalon në të tashmen dhe ndryshojnë qëllimet dhe prioritetet.

Në një studim ilustrues, studiuesit nxitën frikë tek subjektet e tyre duke ndarë me ta rrëfimin e frikshëm të goditjes së dikujt me thikë. Më pas ata u kërkuan këtyre pjesëmarrësve të vlerësonin probabilitetin e fatkeqësive të ndryshme, duke përfshirë akte të tjera të dhunshme dhe fatkeqësi natyrore.

Krahasuar me subjektet, frika e të cilëve nuk ishte aktivizuar, këta subjekte kishin një ndjenjë të fryrë të probabilitetit të atyre fatkeqësive,jo vetëm incidente të lidhura me tregimin, si vrasja, por edhe të tjerë që nuk kishin lidhje me të, si tornadot dhe përmbytjet.

Historitë e tmerrshme ndikuan në llogaritjen mendore të subjekteve në një nivel themelor, duke i bërë ata përgjithësisht më të kujdesshëm ndaj kërcënimeve mjedisore. Në botën jashtë laboratorit, ky lloj kujdesi të nxit të shmangësh situata të rrezikshme.

Përdorimi i emocioneve në procesin e vendimmarrjes mund të na ndihmojë të jemi më të qartë se nga vijnë zgjedhjet tona. Dirak e dinte se emocionet e ndihmonin të shihte përtej besimeve të bashkëkohësve të tij. E megjithatë idetë e tij të diskutueshme rezultuan në fund të sakta.

Ai shpiku një funksion matematikor që dukej se shkelte rregullat bazë, por që në fund u përqafua dhe u zhvillua nga matematikanët e mëvonshëm. Ai parashikoi një lloj të ri të materies, të quajtur antimateria, një ide tjetër që ishte revolucionare në atë kohë, por që pranohet gjerësisht. Dhe vlerësimi i tij mbi rolin e emocionit ishte parashikues në vetvete. Dirak vdiq në vitin 1984, nja dy dekada përpara se të fillonte revolucioni në teorinë e emocioneve, por ai pa dyshim do të ishte i lumtur të shihte se kishte sërish të drejtë. /  Bota.al

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur