TIRANE - Fjala ka dalë nga goja e ministrit të Financave, Ridvan Bode, por nuk ka asnjë nënshkrim të marrëveshjeve të ndërsjella në bazë të ligjeve të muzeve kombëtare që të konfirmojnë se do të nis puna që shtëpia e Dritëro Agollit “të kthehet në shtëpi muze”.
Në institucionet e trashëgimisë kulturore në Tiranë dhe në rrethe, rezulton se asnjëri nuk ka dijeni për çështjen në fjalë.
Pavarësisht se ligji thotë që “muze të tilla shpallen ose krijohen me vendim të Këshillit te Ministrave, me propozimin e Ministrit te Kulturës, pasi të jetë marrë më parë mendimi i Komisionit Shtetëror të Muzeve”, përveç premtimit të ministrit të Financave, z. Ridvan Bode, gjatë fushatës në Korçë, nuk konfirmohet në asnjë dokument zyrtar projekti i kthimit të shtëpisë së shkrimtarit në Muze, premtim të cilit i bashkohet i bashkohet vetëm një pohim i Ministrit të Kulturës, Visar Zhiti, “se ekziston dëshira e mirë për ta aprovuar kthimin e shtëpisë së Agollit në Muze”.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com