Ja pse u shtynë takimet e
grupeve me ambasadorët 

Ja pse u shtynë takimet e<br />grupeve me ambasadorët 
Orë vendimtare dhe kthesash të papritura për finalizimin e reformës në drejtësi, për të cilën ka një pritshmëri të madhe se, do të shembë murin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri, duke përmbyllur ciklin e tranzicionit. Grupet parlamentare të tre partive kryesore në vend, Partisë Demokratike, Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim do të zhvillojnë ditën e martë takime me ambasadorët e SHBA dhe BE, Donald Lu dhe Romana Vlahutin, për draftin e reformën në drejtësi.

Pas shpalljes së draftit përfundimtar, SHBA-BE kulmuan presionin mbi politikën e Tiranës, duke kërkuar që përfaqësuesit e tyre diplomatikë të marrin pjesë në mbledhjet e grupeve parlamentare, të tre partive kryesore. Si asnjëherë më parë, Lu dhe Vlahutin kërkuan të jenë prezentë në mbledhjet e grupeve të deputetëve, për të identifikuar elementët që i kundërvihen reformës si dhe për të fashitur çdo alibi të re, për shtyrjen e reformës. Mbledhjet ishin planifikuar ditën e premte, në 6 Maji, por gjithçka ashtë anuluar mesditën e djeshme.

Prapaskenat
Fillimisht, pati një perceptim se, partitë, sidomos Partia Demokratike, refuzuan takimin, për të evituar ballafaqimin me ambasadorët për reformën në drejtësi. Por në orët e mbrëmjes, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë konfirmuar për Shqiptarja.com se, shtyrja e takimit ka ardhur me kërkesë të vetë Ambasadës Amerikane dhe Delegacionit të BE në Tiranë. Sipas burimeve, palët kanë konstatuar disa probleme me karakter kushtetues në draftin e fundit për reformën në drejtësi, ndërsa kanë rëndë dakord për zhvillimin e takimeve pas sheshimit dhe korrektimit të problematikave. Ndërkaq, burime nga PS thanë se nuk ishte planifikuar asnjë takim të premten, por vetëm në fillim të javës, kur mblidhet si zakonisht grupi parlamentar i PS.

Reagon ambasada
Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar dje pas anulimit të mbledhjeve të tre partive kryesore. Ambasada ka njoftuar se po punohet që takimet e planifikuara të zhvillohet në një datë tjetër. Zëdhënësi i Ambasadës Amerikane, Ryan Roberts ka deklaruar se po punohet për t'i organizuar takimet javën e ardhshme. “Ambasadorët Lu dhe Vlahutin kanë rënë dakord me 3 grupet parlamentare që të takohen me secilin prej grupeve, në radhë sipas numrit të deputetëve, PS, PD, LSI. Po punojmë për t’i organizuar takimet javën e ardhshme” thuhet në njoftimin e ambasadës.




Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja