Por një thirrje e tillë nga një deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i kalon kornizat e një mendimi të shprehur.
Në nenin 73/6 të Kushtetutës së Shqipërisë thuhet: "Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe votat e dhëna prej tij në ushtrim të funksionit. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes."
Ndërkohë sipas Kodit Penal, thirrja për armatosje cilësohet si krim kundër rendit kushtetues dhe si i tillë dënohet nga 5 deri në 10 vite.
Neni 222 i Kodit Penal, Thirrjet për armatosje ose marrja pa të drejtë e komandës
"Thirrjet për armatosje kundër rendit kushtetues, krijimi apo organizimi i forcave të armatosura në kundërshtim me ligjin, marrja pa të drejtë e komandës së forcave të armatosura për të kryer veprime luftarake, me qëllim për t'iu kundërvënë rendit kushtetues, dënohen me burgim nga 5 deri në 10 vite.
Pyetja që lind është: Po me ish-kryeministrin Sali Berisha çfarë do të bëhet?
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)