Ja sa do të rriten pagat e ushtarakëve (Tabela)

Ja sa do të rriten pagat e ushtarakëve (Tabela)

Foto Ilustruese

Kryeministri Edi Rama prezantoi dje buxhetit të mbrojtjes për vitin 2019, në bazën e Kuçovës, ku të pranishëm ishin ushtarakë dhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Kryeministri u shpreh se rritja e rrogave për ushtarakët do të jetë më e lartë nga sa është njoftuar.

Është vërtetë një kënaqësi që përpara jush dhe përpara të gjithë atyre që japin kontributin e tyre në Forcat e Armatosura, të mund të themi më në fund, pas shumë e shumë vitesh, në një farë mënyrë, lënieje disi në hije për nga vlerësimi financiar, se jo vetëm do t’i bëjmë një rritje të re pagave të të gjithë atyre që janë të angazhuar në Forcat e Armatosura, por më shumë se kaq, do të bëjmë një rritje të konsiderueshme. Një rritje të konsiderueshme, shumë më të lartë se shifra që ju patë në ekran, pasi gjatë punës me draftin e buxhetit kemi mundur së bashku me ministren e në radhë të parë, falë këmbënguljes së saj, të fitojmë debatin me Ministrinë e Financave dhe t’i kushtojmë Forcave të Armatosura një buxhet shumë më të konsiderueshëm se aq, duke filluar me një rritje page prej 19% për ushtarët dhe duke e shkallëzuar atë më tutje, sipas të gjitha niveleve.

Edi Rama, kryeministër

Kreu i qeverisë pohoi se kjo është rritja më e madhe e pagave në historinë e ushtrisë shqiptare.

“Është rritja më e madhe e pagave e bërë në historinë e Forcave të Armatosura. Është e një rritje e stërmerituar, pikërisht sepse Forcat e Armatosura, pavarësisht se në jetën e përditshme të vendit nuk janë gjatë gjithë kohës para syve të opinionit publik, kudo dhe me këdo që ne komunikojmë në kuadrin e Aleancës, e kanë bërë Shqipërinë krenare dhe e kanë bërë Shqipërinë të respektueshme”, theksoi Rama.

Kryeministri theksoi se buxheti për mbrojtjen për vitin 2019 është 22 miliardë lekë.

“Mendoj se është në vëmendjen e të gjithëve se ne jemi të angazhuar shumë seriozisht për të përmbushur objektivat e përcaktuara për çdo vend në kuadrin e Aleancës dhe buxheti i vitit 2019 për mbrojtjen është pasqyrë e këtij angazhimi dhe e seriozitetit të vendit tonë, të konfirmuar drejtpërdrejtë, edhe në Samitin e fundit, nga vetë Presidenti i SHBA. Buxheti i mbrojtjes për vitin 2019 arrin faktikisht në 22 miliardë lekë, ose 220 milionë dhe përbën një rritje prej më shumë se 10% krahasuar me këtë vit”, tha Rama.

Pagat e ushtarakëve që do të pësojnë rritje 

Baza e Kuçovës

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek investimi i planifikuar nga NATO për transformimin e bazës së Kuçovës.

“Qysh pas viteve ’90-të, kjo zonë, aq e rëndësishme strategjikisht për mbrojtjen dhe Forcat tona të Armatosura, u kthye në një hapësirë të braktisur, deri kur, falë angazhimit, falë seriozitetit, por, mbi të gjitha, falë respektit që kanë fituar Forcat tona të Armatosura në sytë e të gjithë partnerëve tanë të NATO-s, morëm angazhimin e NATO-s për të investuar në këtë bazë mbi 50 milion euro. Është investim që do të mundësojë transformimin e kësaj hapësire në një aeroport ushtarak standardesh të NATO-s, që do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n, për furnizimet ajrore, për logjistikën, për policimin ajror, si dhe për trajnimin dhe stërvitjet e Forcave të Aleancës. Patjetër që kjo do të jetë njëkohësisht edhe një bazë kombëtare për Forcat Ajrore të Shqipërisë, duke kërkuar mundësinë e një standardi të ri të Forcave tona të Armatosura në këtë sektor të posaçëm”, vijoi Rama.  

Rritja e rrogave sipas buxhetit

Në Projekt-buxhetin për vitin 2019 është planifikuar një rritje pagash për ushtarakët, që nga ushtari deri tek gjenerali me gradën më të lartë. Rritja e pagave të tyre do t’i kushtojë shtetit në një vit rreth 250 milionë lekë.

Pagat e ushtarakëve, do të pësojnë rritje që e çojnë rrogën më të lartë për nënoficerët në 67 mijë lekë, për oficerët 94 mijë lekë, ndërsa për ushtarët rroga maksimale do të jetë 46 mijë lekë në muaj. Ndërsa rroga e nje gjenerali me tre yje, apo e admiralit në flotën ushtarake do të jetë 178 mijë lekë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë