Që Sali Berisha është pa ideale dhe pa parime në politikë, kjo është e vjetër, tashmë.
Që ai i ndryshon ato që thotë në mëngjes me ato që thotë në mbrëmje, pa mbajtur përgjegjësi, edhe kjo nuk çudit më askënd.
Që ai të bën vrasës, peng, të shitur, dhe pastaj të “dekoron” si politikan vizionar, nuk ka nevojë për koment, sepse mjafton të shohësh marrëdhënien e tij të fundit me Gaz Bardhin.
Që ai bën si idealist i madh dhe shndërrohet në pazarexhi të vogël, edhe kjo nuk do koment për ta zgjatur.
Që ai bën si mbrojtës i dinjitetit, pastaj shndërrohet në shkelës me këmbë të çdo dinjiteti të njerëzve të zakonshëm, thjesht hidhi një sy karrierës së tij politke dhe e kupton.
Që Sali Berisha është pengu më i madh i Edi Ramës, kjo u vërtetua në Kullën që mbiu në mes të Tiranës.
Që Sali Berisha heshti dhe nuk foli për marrëveshjen Rama-Meloni, siç kishte premtuar se do të bënte protesta, kjo u kuptua sot, ku për shkak të heshtjes iu dërgua një deputet anonim nga Italia, për t’i dhënë pak “oksigjen”
Revolucionit dhe për t’i gënjyer njerëzit me shpresa të kota.
Ky shpërblim për Berishën është një deputet anonim i Forca Italia, Alessandro Battilocchio, i cili është dërguar nga Tajani pas bisedës telefonike me Berishën, në një situatë kur ai vetë dhe e gjithë familja gjendet nën hetim intesiv nga SPAK për pasurim të paligjshëm.
Saliu nuk lufton për dinjitet, por në baltën e së përditshmes zhgryet për të arritur të mbijetojë.
Ai e di që nuk fiton, që shpresa nuk ka, por pazare të vogla edhe mund të bëjë.
Sigurisht, në kurriz të opozitës dhe të shqiptarëve./ Gazeta Tema
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:22
A duhet emrat e politikanëve që kanë përdorur Sky Ecc të bëhen publikë?
-
Po
80.6%
-
Jo
13.9%
-
Nuk e di
5.6%
Vota total: 36
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Ngërçi i SPAK me 21 Janarin
17 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i zyrave publike', Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca
17 Janar, 22:05
-
'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë
17 Janar, 20:38
-
Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit
17 Janar, 20:17
-
Afera Partizani/ Kërkoi shfuqizimin e arrestit në shtëpi, Kushtetuesja rrëzon sërish Berishën: Pretendime të pabazuara! Kuvendi nuk shkeli ligjin me dhënien e autorizimit
17 Janar, 18:40
-
EKSKLUZIVE/ '4 vrasjet e 21 Janarit' - E motra e Ziver Veizit për Report Tv: Berisha e pranoi vetë krimin shtetëror, çfarë pret më SPAK? Të dënohen urdhëruesit e zbatuesit
17 Janar, 18:31
-
'Studio Live'/ Haklaj: Berisha me primaret do të godasi grupin e Bardhit dhe të nxjerr vajzën e tij! Kërkon një parti 'bunker' kundër SHBA-së
17 Janar, 17:50
-
Zgjedhjet/ Rama thirrje diasporës: Regjistrohuni të votoni! E dini kush ua ngriti kokën e ulur në Greqi, Itali e gjetkë
17 Janar, 16:10
-
Manipulime në zgjedhjet në degën nr.2 në PD, Çollaku: Shqetësim edhe për procesin e primareve! Meta s’mund të jetë në listën tonë, është i majtë
17 Janar, 16:06
-
Berisha tha se banda e Suel Çelës e dhunoi në zyrë, kryebashkiaku i Elbasanit e përgënjeshtron: S'ka mundësi të rrihet një kryetar
17 Janar, 14:50
-
Akuzat për manipulim votash, Leka për Report TV: PD ka instaluar vjedhjen e zgjedhjeve në parti! Sondazhet? Më të përçarë se kurrë, opozita me Berishën s’vjen në pushtet
17 Janar, 14:04
-
SHËNIM/ Përse iu desh Berishës dhe shtypit të tij të shpiknin 'një apartament' të Ajolës
17 Janar, 13:32