Ja sa kushton vila e modeles
Gisele Bundchen në New York

Ja sa kushton vila e modeles<br />Gisele Bundchen në New York
Tom Brady dhe Gisele Bundchen kanë blerë vile luksoze me vlerë 20 milion dollarë, e që në fakt është shtëpia e tyre e dytë në New York.

Tom Brady është një lojtar i “New England Patriots” dhe jeton me gruan e tij modele në një apartament 14 milionësh në ndërtesën ultra luksoze. Por ata së fundmi kanë preferuar të blejnë edhe një apartament tjetër me vlerë 20 milion dollarë, i cili do të jetë i gatshëm për banim në vitin 2018.

Apartamenti prej 470 metra katrorë do të ketë pesë banja, sigurim në çdo cep, palestër sportive si dhe pishinë.

Të afërmit tregojnë se çifti me tre fëmijë dëshirojnë të shpërngulen në New York për shkak të privatësisë ku duan të jenë sa më larg paparacëve.

Po ashtu, apartamenti i tyre do t’u ofrojë edhe një tarracë të madhe me pamje nga lumi “Hudson” dhe pamje nga qyteti Manhatan.

1

2

4

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë