Ja sa para merr Skënderbeu nga
fitorja, Takaj 'hap thesin' për lojtarët

Ja sa para merr Skënderbeu nga<br />fitorja, Takaj 'hap thesin' për lojtarët<br>
Skënderbeu arriti fitore të rëndësishme sonte, 3-2 përballë Dinamos Kievit por përvec aspektit sportiv kjo shënoi edhe të ardhura të mëdha për klubin dhe lojtarët.

Plot 360 mijë euro do shkojnë në arkat e klubit korçar dhe Presidenti Takaj kishte deklaruar se në rast fitoreje do shpërndante një premio të majme për lojtarët e tij.

Lojtarët e Skënderbeut duket se do e shijojnë edhe më shumë këtë sukese të arritur pasi për ata do të shpërndahen 100 mijë euro premio për fitoren e arritur mbrëmjen e sotme.

Klubi korçar ka siguruar edhe 240 mijë euro, nga 120 mijë euro për secilin barazim të marrë në ndeshjet e kaluara, në këtë mënyrë në arkat e Skënderbeut nga Uefa janë hedhur plot 600 mijë euro, ndërkohë që përfitimet e tjera si e drejta e transmetimit apo imazhi I klubit nuk janë llogaritur në këtë mes.

Kështu Skënderbeu po krijon baza të forta financiare që do I mundësojnë të qëndrojnë në nivele të larta për të qenë konkurues me klubet e tjera të Evropës.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës