Ja sa para morën deputetët e
PD gjatë ngujimit në çadër  

Ja sa para morën deputetët e<br />PD gjatë ngujimit në çadër  
Deputetët e Partisë Demokratike kanë përfituar para publike gjatë ngujimit tremujor në çadrën para Kryeministrisë, me qëllim rrëzimin e qeverisë ‘Rama 1’ dhe krijimin e një qeverie teknike.

Edhe pse ngujimi i tyre nuk lidhej me detyrën si deputet dhe si përfaqësues të interesave të qytetarëve, ligjvënësit e opozitës, çuditërisht, kanë përfituar para publike për karburant, rimbursim për telefonat, dieta etj.
Deputetët janë angazhuar në një veprimtari politike, për llogari të partisë së tyre, por megjithatë, ata janë paguar nga Kuvendi si për një veprimtari parlamentare.

Shqiptarja.com zbardh ekskluzivisht të gjitha përfitimet financiare të deputetëve të Partisë Demokratike, gjatë bojkotit nga 18 shkurti 2017 deri në 18 maj 2017, kur u arrit edhe marrëveshja Rama-Basha. Mbetet për t’u parë se me çfarë faturash financiare dhe me çfarë veprimtarie i kanë justifikuar deputetët e PD dietat dhe paratë për karburant që kanë përfituar, në kushtet kur i gjithë aktiviteti i tyre, gjatë periudhës në fjalë, lidhej me kauzën e çadrës.

Përfituesit
Sipas dokumenteve që disponon Shqiptarja.com, gjatë muajit mars të vitit 2017, kur grupi parlamentar i PD ngujohej me turne në çadër, secili deputet ka përfituar 17 000 lekë për telefon, shuma të ndryshme për karburant dhe dieta. Konkretisht, gjatë muajit mars, deputeti i PD, Alban Zeneli ka përfituar 40 000 lekë për karburant, 17 000 lekë për telefon dhe 37 625 lekë dieta. Ish-kryeministri Sali Berisha, ndonëse gjatë gjithë muajit mars bënte thirrje për rrëzimin e qeverisë nga çadra para Kryeministrisë, ka përfituar 30 016 lekë për karburant dhe 17 000 lekë për telefon. Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, ka përfituar nga paratë e taksapaguesve shqiptarë 30 016 lekë për karburant makine, 20 000 lekë për telefon dhe 43 269 lekë dieta.

Siç duket, Paloka e ka tejkaluar tarifën për telefonatat duke u marrë me organizimin e protestave në çadër. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani ka përfituar 40 000 lekë karburant dhe 17 000 lekë për telefon. Deputeti Aldo Bumçi, gjatë kësaj periudhe ka përfituar 34 035 lekë për karburant, 17 000 lekë për telefon dhe 37 625 lekë dieta.

Deputeti demokrat Eduard Halimi ka përfituar 31 214 lekë për karburant, 17 000 lekë për telefon dhe 37 625 lekë dieta, në një kohë kur shfaqej çdo ditë në çadrën e protestës. Deputetët e Partisë Demokratike Arbjola Halimi, Bedri Hoxha, Genc Pollo, Helidon Bushati, Irma Kopliku, Kozma Dashi, Oerd Bylykbashi dhe Roland Keta kanë përfituar më shumë nga paratë publike. Deputeti Oerd Bylykbashi, gjatë muajt të bojkotit të Parlamentit në muajin mars, ka përfituar 198 714 lekë për karburant, dieta dhe telefon.

Mediu dhe Dule
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, një nga aleatët kryesorë të Partisë Demokratike, gjatë ngujimit në çadër, është një ndër deputetët që ka përfituar me shumë para publike. Konkretisht, Mediu ka përfituar 40 000 lekë për karburant, 20 000 për telefon dhe 79 008 lekë dieta. Një tjetër mbështetës i çadrës, Vangjel Dule, ka përfituar shuma të konsiderueshme, në një kohë kur veprimtaritë e tij, gjatë muajit mars, nuk lidheshin me detyrën e ligjvënësit dhe me interesat e elektoratit që përfaqëson.

Dule ka përfituar 40 000 lekë për karburant, 17 000 lekë për telefon dhe 150 500 lekë dieta, pra mbi 1 mijë euro dieta vetëm për një muaj. Ndërsa kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, gjatë muajit mars ka përfituar 31 214 lekë për karburant, 17 000 lekë për telefon dhe 150 500 lekë dieta.
 
Përfitimet financiare të deputetëve të PD gjatë ngujimit në çadër, muaj mars 2017
 

Alban Zeneli, 94 625 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Agron Duka, 198 714 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Albana Vokshi, 90 718 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Albina Deda, 126 285 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Aldo Bumçi, 88 660 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Arben Imami, 50 702 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Arben Ristani, 57 000 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Arbjola Halimi, 125 952 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Asllan Dogjani, 84 641 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Astrit Patozi, 57 000 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Astrit Veliaj, 94 625 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Bedri Mihaj, 94 625 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Bedri Hoxha, 123 250 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Dashamir Shehi, 84 641 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Edi Paloka, 93 285 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Edmond Spaho, 70 526 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Eduard Halimi, 85 839 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Eduard Selami, 50 702 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Eleina Qirici, 162 000 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Flamur Noka, 94 625 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Fatmir Mediu, 139 008 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Florion Mima, 67 416 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Genc Pollo, 139 008 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Genc Ruli, 94 625 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Gent Strazimiri, 104 539 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Gerti Bogdani, 122 266 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Gjergji Papa, 123 250 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Gjovalin Bzhetaj, 162 000 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Helidon Bushati, 152 650 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Igli Cara, 123 464 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Irma Kopliku, 162 000 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Jorida Tabaku, 101 641 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Jozefina Topalli, 132 250 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Kastriot Islami, 84 641 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Keltis Kruja, 47 016 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Kozma Dashi, 132 250 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Liljana Elmazi, 122 250 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Luçiano Boçi, 132 000 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Majlinda Bregu, 82 936 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Mimoza Hajdarmataj, 112 625 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Myqerem Tafaj, 47 016 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Oerd Bylykbashi, 198 714 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Ridvan Bode, 94 525 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Roland Keta, 132 250 lekë për karburant, dieta dhe telefon.
Sali Berisha, 47 016 lekë për karburant, dieta dhe telefon.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan