TIRANE- Basha mbledh grupin parlamentar të PD-s për herë të parë që pas zgjedhjeve të 23 qershorit, ndërsa deklaron se Partia Demokratike e drejtuar prej tij nuk do të jetë një opozitë bllokuese për jetën parlamentare të vendit.
Ndërsa postet politike të PD të vendosura në këtë mbledhje do të drejtohen si më poshtë: Edi Paloka do të jetë kryetar grupi i 46 deputetëve të PD-s, Eduard Halimi ish ministri i Drejtësisë nën kryetar grupi parlamentar, Edmond Spaho nën kryeatar i Parlamentit Genti Strazimiri sekretar i PD-së si dhe e katapultuar nga bashkia e Tiranës si pjesë e stafit të ngushtë të Bashës, Jorida Tabaku në postin e zëdhënses së grupit parlamentar.
Por ajo ç’ka bie në sy është shmangia e drejtuesve të vjetër në PD si ish kreu i grupit parlamentar Astrit Patozi i cili në mënyrë publike vlersoi si negative mënyrën e përzgjedhjes së Bashës në krye të PD-s, sekretarit Ridvan Bode i njohur dhe ky si një ndër rivalët e Bashës Brenda klaneve të PD , Nënkreytarja PD-së Jozefina Topalli e cila prej kohësh me Bashën ka patur një urrejtje të hapur apo dhe vetë Sali Berisha i cili dhe pse i komentuar si Lideri Historik i PD i pranishëm në mbledhje nuk u përzgjodh në asnjë pozicion drejtues.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com