Ja shifra marramendëse e tre
fituesve të lotarisë amerikane

Ja shifra marramendëse e tre<br />fituesve të lotarisë amerikane
Tre bileta janë shpallur fituese në lotarinë amerikane Powerball, e cila kapi shumën 1.5 miliardë dollar. Biletat janë shitur në Los Angeles, Tennessee dhe Florida. Për të fituar në biletë duhet të gjeje 6 numrat.
 
Zëdhënësi i lotarisë Alex Traverso tha për “Associated Press” se një nga biletat fituese është shitur në një dyqan në Chino Hills, në periferi të Los Angeles.
 
Ai tha se nuk kishte informacion për dy biletat e tjera. Nga 1.5 miliardë dollarë, rreth 930 milionë i kalojnë tre fituesve, ndërsa pjesa tjetër janë taksa shtetërore.
 
Shuma fituese është më e lartë se Prodhimi i Brendshëm Bruto i shumë vendeve në ishujt Karaibe si Antigua dhe Shën Vinsenti. 
 
Sipas ekspertëve ai që fiton lotarinë duhet të mendohet mirë se si do t’i shpenzojë paratë pasi në të kundërt mund të ngelet trokë.
 
Në vitin 2002, Jack Whittaker fitoi 315 milionë dollarë, megjithëse 4 vite më vonë ngeli pas asnjë dollar.

Redaksia online
Gre.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0