Me ardhjen në krye të shtetit, Bujar Nishani ka ndërmarrë një sërë shkarkimesh të gjeneral Bigadave. Numërohen plot 10 shkarkime. Duke filluar që nga shkarkimi i fundit i Gjenarilt të Brigadës Sandër Lleshi, në po të njëjtën ditë, 21 maj Presidenti dekretoi lirimin nga detyra të Gjeneral Brigade Dhori Vangjel Spirollari si dhe Gjeneral Brigade Abaz Liman Lleshi.

Më herët në muajin gusht të vitit të kaluar, ka dekretuar për lirimin nga detyra edhe Gjeneral Brigade Agim LALA, në detyrën e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes. Po në këtë muaj Gjeneral Brigade Bardhyl Veli HOXHA, u lirua nga detyra e Komandantit të Brigadës Logjistike.

Gjithashtu edhe Gjeneral Brigade Jeronim Rasim BAZO, u lirua nga detyra e Drejtorit të Drejtorisë së Planifikimit të Mbrojtjes, në SHP të FA. Gjeneral Brigade Qemal Demçe SHKURTI, lirohet nga detyra e Shefit të Kabinetit të SHP të FA.

Me propozim të Imamit, Gjeneral Brigade Syrja Selim GJOKA, është liruar nga detyra e Komandantit të Batalionit të Policisë Ushtarake të FA. Ndërkohë që Gjeneral Major Zyber Fasli DUSHKU, u lirua nga detyra e Zv.shefit të SHP të FA dhe emërohet Komandant i Forcës Tokësore si dhe Gjeneral Major Viktor Daut BERDO, u lirua nga detyra e Komandantit të FT dhe emërohet Zv.shef i SHPFA.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.05.2013

Redkasi Online
(b.m/shqiptarja.com)