TIRANE- Prokuroria e Vlorës ka kërkuar dje dënimin e 6 zyrtarëve të ZRVPP Vlorë për shkeljen e procedurave gjatë rregjistrimit në hipotekë të “Kompleksit Jon”, ose siç njihet ndryshe pallati i vjehrrit të Lulzim Bashës.

Prokuroria ka vërtetuar se është rregjistruar në mënyrë të paligjshme si pronë truall 2534.6 m² sipërfaqe ujore. Po kështu janë konstatuat shkelje të lejes së ndërtimit e sidomos në rregjistyrimin përfundimtar të pallatit në hipotekë. Gazeta “Shqiptarja.com” i ka denoncuar këto shkelje që në nëntor të 2013. Gazeta ka verifikuar gjendjen e bregdetit të Vlorës në 2007, dhe më pas ka verifikuar se si është në të vërtetë në 2013.