Policia greke ka bërë publik identitetin dhe fotografitë e dy shqiptarëve që dhunuan dhe grabitën nënën me të bijën në Athinë.

Dy shqiptarët ishin fqinjë të dy grave dhe pasi kishin kishin pikasur se dy gratë tërhiqnin shpesh lekë nga banka, ata u futen ilegalisht në shtëpinë e tyre për të grabitur. Dy shqiptarët përdhunuan për 12 orë gruan 45-vjeçare në sytë e nënës së saj dhe vodhën para e bizhuteri. Një vit pas ngjarjes, Policia greke i arrestoi.

Policia greke publikon të dhënat dhe fotografitë e dy autorëve. Të dhënat e dala nga Policia vijojnë si më poshtë:

Α. Donald Meco (Sina), i biri i Idajet (Raimond) Mecos dhe Inajete (Miranda) Mecos, lindur me 26.07.93 ose 12.07.93, në Shqipëri.
1

 Donald Meco 

Sokol (Luan) Krasniqi, i biri i Gjergj (Brahim) Krasniqit dhe i Mirela (Brahime) Krasniqit, lindur 21.04.94 ose 26.11.1990 në Shqipëri.
2
Sokol Krasniqi

 

d.gj/ Shqiptarja.com