1754236439_flodianplaku.jpg

Flodian Plaku

Report Tv ka arritur të zbulojë se si Albano Lapshi, Armand Dano dhe Ligor Doko, të cilën u arrestuan dje bashkë me Flodian Plakun, nën akuzë për veprën  penale “Përkrahja e autorit të krimit”, ndihmonin ekzekutorin e dyshuar të Gentjan Bejtjas, gjatë kohës që ishte në kërkim nga autoritetet.

Albano Lapshi mësohet se i çonte ushqimin Flodian Plakut, në hotelin ku ky i fundit ishte strehuar. Ligor Doko është pronari i hotelit ku qëndronte “Pole Qorri”. Ndërsa Armand Dano nga Shkodra, ishte berberi i Flodian Plakut, të cilin besohet se e qethte gjatë kohës që ishte në kërkim.


Lajmi kryesor:

Vrasja e Gentjan Bejtjas/ Policia për arrestimin e Flodian Plakut në Orikum: Iu gjetën edhe 17 fishekë, 7 celularë e 25 mijë euro! Në pranga dhe 3 persona për ‘përkrahje të autorit’ (EMRAT+VIDEO)