Një 16-vjeçare nga fshati Zervaskë i rrethit të Pogradecit është rikthyer në bankat e shkollës pas përjashtimit që nga muaji shtator. Gjithçka erdhi për shkak të veshjes së saj, si praktikuese e fesë islame.
16-vjeçarja Joana Rexhollari, nxënëse e gjimnazit “Muharrem Collaku” në Pogradec, prej mëse një viti ka vendosur që të mbulohet me veshjen e fesë islame duke marrë parasysh edhe pengesat më të cilat do të përballej apo paragjykimet.
Pas përjashtimit të saj në fillim të vitit shkollor, Joana së bashku me prindërit ka kërkuar të drejtën e arsimimit pavarësisht besimit fetar pranë komunitetin Mysliman. Pas rikthimit në ambjentet e shkollës Joana na tregon se tani nuk ndjehet aspak e paragjykuar dhe më e rëndësishme është që u kthye në shkollë.
Prania e nxënësve të “mbuluar’ në ambjentet e shkollave ka ngjallur pakënaqësi për shoqërinë përreth tyre, ndërsa rasti i 16-vjeçares nga Pogradeci përveç sakrificës që duhet të japë për arritjen e rezultateve pas mungesës së gjatë në mësim, Joana Rexhollarit i duhet të thyerjë edhe tabutë e shoqërisë.
16-vjecarja u kthye në bankat e shkollës pas një takimi mes Komunitetit Mysliman dhe zyrës për mbrojtjen nga diskriminimi. Irma Baraku, e cila drejton këtë zyrë kërkoi rikthimin e nxënëses në shkollë.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO