Shqiptarja.com rindërton skemën se si grabitësit u futën në aeroportin "Nënë Tereza" deri në pistën e aeroplanit për të grabitur shumën e parave. Ndersa makina e sigurisë Nazeri 2000 është futur nga hyrja Cargo e TIA, grabitësit kanë përfituar nga mungesa e kamerave duke u futur në aeroport nga hyrja e autobotëve. Nga dera për hyrjen e autobotëve me karburantë që u hap nga grabitësit deri tek avioni kur do ngarkoheshin paratë është një distancë prej 495 metrash që autorët kanë përshkruar, ndërsa distanca nga hyrja Cargo nga ku u fut makina me para deri tek aeroplani është një distancë prej 317 metrash.

Kliko për ta parë më të madhe
/Shqiptarja.com

Kliko për ta parë më të madhe











