TIRANE- Për të marrë pension pleqërie të kategorisë së parë burrat duhet të mbushin moshën 61 vjeç dhe të kenë 35 vite e 4 muaj kontribute. Ndërsa për gratë që të marrin pension të kategorisë 1, duhet të mbushin moshën 56 vjeç dhe të kenë 35 vite kontribute (tabelat e mëposhtme).

Por, duhet theksuar se kur merret pension i kategorisë 1 (pension i reduktuar), shuma e përfitimit është e ulët. Po kështu, për të marrë pension të kategorisë së dytë dhe të kategorisë së tretë, burrat duhet të mbushin moshën 65 vjeç dhe të kenë 35 vite e 4 muaj kontribute.