TIRANË - "Për numrin e qendrës së votimit dhe për adresën e qendrës së votimit, jemi të detyruar që t’u bëjmë thirrje të gjithë zgjedhësve shqiptarë për të cilët jemi të sigurt se do të votojnë masivisht në 23 qershor, të bëjnë një mund, të bëjnë një përpjekje në këtë javë të fundit për të verifikuar veten se ku janë në listën e zgjedhësve", ka bërë thirrje nënkryetari i LSI, Ylli Manjani në daljen e sotme për shtyp. Ai ka shpjeguar se ka dy rrugë për ta bërë këtë punë:

MËNYRA E PARË, TE QENDRA E VOTIMIT
Rruga e parë është që në qendrat e votimit që kanë qenë tradicionalisht aty ligjërisht të paktën duhet të jenë shpallur listat përfundimtare të zgjedhësve dhe mund ta kërkojnë emrin e tyre manualisht në ato qendra votimi ku janë votues. Kjo është rruga tradicionale.

MËNYRA E DYTË, ELEKTRONIKE
Ka një rrugë më të shpejtë për të gjithë ata që janë përdorues të internetit, të rinj dhe të reja, por jo vetëm, ata që përdorin internetin të mund të bëjnë një kërkim të emrit të tyre në listën elektronike duke hyrë në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pra www.cec.org.al, kjo është adresa e faqes zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe aty mund të shkoni tek ikona, ‘Lista e Votuesve’ ose në gjuhën angleze VOTERS LIST.
 
Dhe aty duke klikuar ikonën e VOTES LIST apo listës së votuesve do dalë një tabelë ku ju kërkon një informacion fare të thjeshtë, emrin, mbiemrin, dhe atësinë, është e domosdoshme kjo e fundit për të bërë qartësisht identifikimin e zgjedhësit që kërkon të gjejë informacionin përkatës. Pas bëni këtë punë do ju dalë gjithë informacioni i kërkuar për zgjedhësin që keni kërkuar.

Aty do dalë te kodi shifror i qendrës së votimit do dalë dhe numri i qendrës së votimit, është shumë e rëndësishme të theksojmë se numri i qendrës së votimit ndodhet në mes të kodit shifror të qendrës së votimit dhe kodit shifror të njësisë vendore ku banon. Dhe në kutinë e fundit gjendet gjithashtu edhe adresa e qendrës së votimit. Pra ky informacion është i saktë, është adekuat dhe është mirë që të bëhet një kërkim i tillë. Të gjithë ata që e bëjnë këtë punë i sugjerojmë dhe i kërkojmë ta bëjnë këtë gjë për të gjithë anëtarët e familjes së tyre, me qëllim që ditën e votimit të gjithë të jenë të informuar.

PAGAT, PËRGJYSMIM DIFERENCE BURRË-GRUA
“Ne ia dolëm që diferencat e rrogave mes burrave të ulen dhe tani premtojmë se diferenca do përgjysmohet’, tha Berisha. Sistem minipunësimi i grave. Do miratohet ligji për statusin e nënave kryefamiljare.
 
EMIGRANTËT, 5 VJET PA DETYRIME FISKALE
“Ftoj gjithë emigrantët që kthehen në Shqipëri të votojnë PD, sepse bizneset e tyre do të jenë tregje në 5 vjet pa asnjë detyrim fiskal, e në rast se ata do ndërtojnë fermat e tyre çdo projekt i tyre do financohet me grante”.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)