Ja si të shpëtoni nga gërhitja në mënyrë natyrale

Ja si të shpëtoni nga gërhitja në mënyrë natyrale

Foto ilustruese

Gërhitja gjatë gjumit ështënjë ndër problemet më shqetësuese.

 Këto janë disa metoda  natyrale, pa shumë shpenzime që do t’ju ndihmojnë në menaxhimin e gërhitjes.

1. Merrni vitaminë C

Vitamina C ndihmon në përmirësimin e sistemit imunitar dhe atë të frymëmarrjes. Një nga shkaqet kryesore të gërhitjes është bllokimi i rrugëve të ajrit prej sinuseve, gjë që na shtyn të hapim gojën dhe uvula të lëkundet. Duke konsumuar vazhdimisht vitaminë C do të mund t’i pastroni mirë e mirë sinuset. Hani sa më shumë brokoli, speca të kuq apo ananas. Përpara se të shkoni për të fjetur shtrydhi 1- 2 kokrra portokall.

2. Përmirësoni dietën ushqimore

Për të ulur inflamacionin brenda trupit tuaj pasurojeni dietën me enzima dhe antioksidantë. Shmangni produktet e bulmetit si dhe racionet e mëdha para gjumit. Mundohuni nga ana tjetër të konsumoni sa më pak alkool, duhan, çokollata, ushqime të procesuara etj.

3. Çdo mbrëmje mos harroni këtë lëng

Ky ilaç ka përbërës natyralë që do t’ju ndihmojnë të pastroni mykun e gojës dhe të rrisni sistemin imunitar. Përbërësit:

2 karrota

2 mollë

¼ limon

1 fetë xhinxher

1 filxhan lëng portokalli

Futini në një shtrydhës frutash dhe pijen konsumojeni pak orë para se të flini.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë