Jacobson e mbështet Jahjagën:
Ky ishte një veprim i përgjegjshëm
Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey A. Jacobson mbështet kërkesën për qartësim nga Gjykata Kushtetuese të rolit të presidentes në formimin e qeverisë së re.
Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey A. Jacobson mbështeti vendimin e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, për t’i kërkuar qartësim Gjykatës Kushtetuese lidhur me rolin e saj në formimin e qeverisë së re të Kosovës. Ajo i tha "Zërit të Amerikës" se ky ishte një veprim i përgjegjshëm.
“Mendoj se është plotësisht i duhur. Të gjithë e kemi parë nëpër lajme ditëve të fundit se ka interpretime të ndryshme, Jo neni 84 jo ai 89, si mund të përputhen ata. Mendoj se është veprim i përgjegjshëm për të kërkuar qartësim nga institucionet e Kosovës të ngarkuara me këtë qartësim, në këtë rast, Gjykata kushtetuese. Dua t’u bëjë thirrje të gjithëve, të gjitha partive politike që të respektojnë vendimin e asaj gjykate kur të dalë. Thërras po ashtu, udhëheqësit politik dhe këtë e kam bërë edhe personalisht, që tash është koha për një periudhë qetësie derisa punojmë në atë që është proces demokratik që ndodhë në shumë vende të botës dhe të ecim në rrugë të qetë, të moderuar dhe profesionale”, tha ambasadorja Jacobson.
Në njoftimin e presidentes për vendimin e saj është thënë se kjo “nuk ndërhynë në punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve drejt përfundimit të procesit zgjedhor”.
“Besoj se ajo që po bën presidentja, është t’i kërkojë gjykatës kushtetuese qartësim për rolin e saj kushtetues kundruall formimit të qeverisë dhe jo një kërkesë specifike për këto zgjedhje apo rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Mendoj se presidentja mund të kërkojë qartësim kushtetues të rolit të saj në çdo kohë”, tha ambasadorja Jacobson e cila vizitoi pasdite Qendrën për Numërimin e Votave në Fushë Kosovë afër Prishtinës.
Ajo e cilësoi mbresëlënëse punën në këtë qendër. “Personeli profesional po punon seriozisht, nën kontrollin e duhur. Ka një numër të konsiderueshëm të vëzhguesve përfshirë edhe personelin e ambasadës amerikane që është gjithnjë këtu çdo ditë deri në mesnatë. Mendoj se procesi është shumë i mirë”, tha ajo.
Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të tetë qershorit, sipas zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mund të priten brenda dhjetë ditësh.
Marrë nga "Zëri i Amerikës"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
30%
-
Njësoj
16.5%
-
Më keq
53.5%
Vota total: 5690
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rita Ora s'i lë vend imagjinatës, ‘provokon’ me foton e pushimeve në Ibiza
2 Gusht, 14:12
-
E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma
2 Gusht, 13:59
-
'Skandal diplomatik', BDI kërkon përgjegjësi politike për incidentin në aeroport me presidenten Vjosa Osmani
2 Gusht, 13:48
-
Çudira nga Olimpiada, Federata e Atletikës harron të regjistrojë atleten e 100 metrave
2 Gusht, 13:45
-
Ekstradohet nga Belgjika Leonard Duka, miku që u bë armiku i betuar i Ervis Martinajt! Akuzohet si një nga autorët e vrasjes së Santiago Malkos
2 Gusht, 13:38
-
Turqia bllokon Instagramin, por s’tregon arsyen
2 Gusht, 13:27
-
Spiunët e 'fjetur', miliarderi rus, miku i Putinit dhe zgjedhjet e Bidenit! Skenari i fshehtë i SHBA - Rusi për shkëmbimin e të burgosurve
2 Gusht, 13:26
-
Cili Bardh gënjen? Ai që akuzon Nokën si të lidhur me një trafikant droge, apo ai që akuzon sot prokurorët e SPAK?
2 Gusht, 13:09
-
Rritet numri i udhëtarëve në Portin e Vlorës! Të rinjtë italianë nga Kalabria për pushime në Sarandë
2 Gusht, 12:59
-
Paris 2024/ 'Nuk kam frikë të ndeshem', flet kundërshtarja e ardhshme e boksieres algjeriane që shkaktoi debate në Olimpiadë
2 Gusht, 12:56
-
Mero Baze: Presidenti po kërkon përgjegjshmëri për viktimat e mikrokredive
2 Gusht, 12:43
-
Paris 2024/ Panik në Lojërat Olimpike, notarja rrëzohet në pishinë! Dërgohet me urgjencë në spital
2 Gusht, 12:41