Jacobson për kosovarët në Siri: Të
bashkëpunojmë kundër terrorizmit

Jacobson për kosovarët në Siri: Të<br />bashkëpunojmë kundër terrorizmit
PRISHTINE - Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jaccobson, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me kosovarët e rinj që i bashkohen luftës në Siri. “Të gjithë duhet të reagojmë ndaj kësaj çështjeje, sepse ky nuk është vetëm një problem i Kosovës, por i të gjithë bashkësisë ndërkombëtare.” ka thënë ajo.

Sipas saj ka disa mënyra për të reaguar ndaj kësaj çështjeje, njëra prej të cilave lidhet me aspektin e zbatimit të ligjit dhe Kosova ka bërë një hap të sigurt me ligjin e propozuar për luftimet në Siri. Ambasadorja amerikane shprehet se shumica e kosovarëve janë të shqetësuar nga rritja e kësaj forme ekstreme të islamit.

"Ata nuk e duan këtë gjë, ata duan ta shohin zhvillimin e një shoqërie shumëkulturore, shumëetnike dhe shumëfetare që bazohet në respektin e dyanshëm." shprehet Jaccobson.

Pyetjes nëse po e kryente siç duhet punën Bashkësia Islame e Kosovës, Jacobson iu përgjigj se "nuk i takon asaj si ambasadore amerikane që të gjykojë cilindo institucion, përfshirë edhe Bashkësinë Islame, por se ka dëgjuar disa fjalime mjaft shqetësuese të disa imamëve."

"Disa prej tyre sipas saj ishin mjaft shoviniste dhe kjo nuk ka vend në demokracinë e shekullit XXI. Kosova po i përmirëson dita-ditës kapacitetet e saj për të luftuar terrorrizmin, por kjo është një çështje ndërkombëtare dhe të gjitha vendet duhet të bashkëpunojnë," është shprehur ambasadorja amerikane.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)


  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike