/ATSH-Z.Tosku/- Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri dhe Ambasadën e Francës në Shqipëri i kordoi sot titullin "Doctor Honoris Cuasa" për Jacques Attali.
Në ceremoninë e zhvilluar në Universitetin e Tiranës, Rektori Dhori Kule tha se "ne sot jemi duke nderuar Jacques Attali, i cili është ekonomist, shkrimtar dhe zyrtar i lartë francez i cili ka lindur më 1 Nëntor 1943 në Algjer. Këshilltar Shteti, Profesor i Ekonomisë, këshilltar i veçantë i François Mitterrand gjatë periudhës 1981-1991, më pas themelues dhe kryetar i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në 1991.
Aktualisht ai drejton grupin PlanNet Finance dhe grupin Attali & ASSOCIES. Ai ka botuar me shume është 65 ese, biografi dhe romane. Ai është gjithashtu redaktor i të përjavshmes L'Express dhe Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Slate".
Në këtë ceremoni morën pjesë personalitete të larta të vendit , Kryeministri Edi Rama, me bashkëshorten e tj, Linda Rama, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, Ministrja e Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito si dhe senatorë të senatit akademikë, profesorë dhe studentë të UT.
/Shqiptarja.com