TIRANË - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e 7-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka dekoruar një numër personalitetesh, që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën në periudha të ndryshme dhe në fusha të ndryshme.
Presidentja Jahjaga nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook bën me dije se "Në bazë të nenit 84 pika 28 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të Ligjit Nr. 04/L-070 për Dhënien e Dekoratave nga Presidenti i Republikës së Kosovës, si dhe në bazë të neneve 3 dhe 4 të Rregullores mbi Llojet e Dekoratave që i jep Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Procedurat për Dhënien e tyre, Presidentja e Republikës së Kosovës mori vendimin që të dekorojë këto personalitete".
Të dekoruarit me Urdhrin "Hero i Kosovës"; u jepet personave që kanë bërë vepra sakrifice dhe trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Me "Urdhri i Lirisë" u jepet 16 personave për kontributin e tyre të lartë për liri të Kosovës. Me Urdhri Luftëtar i Lirisë "Adem Jashari" u jepet 12 personave për trimëri në luftën për liri.
Me Medalja Humanitare "Nëna Terezë" u jepet 2 personave që kontribuojnë në çështjet humanitare. Me Medalja Presidenciale e Meritave u jepet 11 personave që me punën e tyre kanë kontribuar në fusha të veçanta si arsim, shkencë, kulturë, rini, sport, siguri, shërbim civil. /ATSH/
/Shqiptarja.com