Jahjaga arsyeton 40 arrestimet
"Kërcënohej siguria e vendit"

Jahjaga arsyeton 40 arrestimet<br />"Kërcënohej siguria e vendit"
Presidentja kosovare Atifete Jahjaga thotë se arrestimet e fundit janë ndërmarrë për shkak të rrezikut që nuk i kanosej vetëm Kosovës.  Ajo ka hedhur poshtë zërat se ka pasur presion ndërkombëtar, ndërsa iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos mbështesin një ideologji që është kundër idealeve, mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.

 “Rreziku del përtej kontekstit tonë të brendshëm”, ka thënë Jahjaga në një intervistë për mediat kosovare. Për të arrestuarit, Jahjaga thotë se janë një grup i izoluar, individë të radikalizuar, të manipuluar, për të cilët ka dyshime të bazuara që janë rreshtuar pranë grupeve terroriste, me qëllim që të kryejnë vepra terroriste dhe kriminale në Republikën e Kosovës dhe më gjerë.

“Është fjala për individë që kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare”, ka thënë Jahjaga. E para e vendit, bënë thirrje që të gjithë t’i kundërshtojnë këto ideologji, që shkojnë në dëm të vendit. “Ashtu sikur institucionet e vendit edhe qytetarët e Kosovës të dënojnë një veprimtari dhe orientim të tillë që bie ndesh me vlerat dhe idealet, mbi të cilat e ndërtuam shtetin tonë”, ka thënë presidentja e Kosovës.




Redaksia Online
(g.f/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje