Jahjaga dënon sulmin me armë
zjarri ndaj makinave të EULEX

Jahjaga dënon sulmin me armë<br />zjarri ndaj makinave të EULEX
PRISHTINE- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka dënuar ashpër sulmin me armë zjarri mbi dy makina të misionit të EULEX-it, në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak, në veri të territorit të Republikës së Kosovës.
 
Sipas presidentes, sulmi është përpjekje për të penguar vendosjen e ligjit në territorin e Republikës së Kosovës dhe sulm mbi rendin demokratik të saj.
 
Ajo ka theksuar se sulmi mbi pjesëtarët e misionit të EULEX-it, është gjithashtu një përpjekje për të mbajtur nën tension dhe me frikë qytetarët në këtë pjesë të territorit të vendit.
 
Ndërkohë lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe Misioni i Bashkimit Europian për Sundim të Ligjit. Sipas tyre sulmi ndaj makinave të EULEX-it është sulm ndaj Bashkimit Europian.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike