Jahjaga: Dhuna në familje po
sfidon demokracinë në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, deklaroi sot se “dhuna në familje në Kosovë, për fat të keq, vazhdon të jetë në nivel të lartë. Edhe në raportet e institucioneve ndërkombëtare për progresin në Kosovë, dhuna në familje përmendet si një njollë, një e metë, e cila sfidon demokracinë dhe të drejtat e njeriut, të garantuara me Kushtetutën e vendit dhe me ligjet në fuqi.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, deklaroi sot se, dhuna në familje në Kosovë, për fat të keq, vazhdon të jetë në nivel të lartë. Edhe në raportet e institucioneve ndërkombëtare për progresin në Kosovë, dhuna në familje përmendet si një njollë, një e metë, e cila sfidon demokracinë dhe të drejtat e njeriut, të garantuara me Kushtetutën e vendit dhe me ligjet në fuqi.
Në ceremoninë e lançimit të udhëzuesit për gjyqtarë dhe prokurorë për trajtimin e rasteve të dhunës në familje, Jahjaga theksoi se “dhuna në familje, e shprehur në format fizike ose psikologjike, cënon integritetin fizik dhe shpirtëror të viktimave dhe mbetet njëra prej shkeljeve më të rënda të të drejtave të njeriut”.
“
Ky fenomen shqetësues është prezent edhe në shoqërinë tonë, e cila është duke kaluar nëpër fazën sfiduese të ndërtimit të shtetit ligjor dhe institucioneve demokratike. Përkundër sfidave dhe prioriteteve të shumta të shtetndërtimit, institucionet e Republikës së Kosovës i kanë kushtuar vëmendje të jashtëzakonshme kësaj dukurie”, tha Jahjaga.
Përmes mekanizmave të ndërtuar, vijoi ajo, në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe me partnerët ndërkombëtarë, institucionet e Republikës së Kosovës, aktivitetin e tyre e kanë fokusuar në tri shtylla kryesore: në parandalimin, mbrojtjen e trajtimin dhe rehabilitimin e riintegrimin e personave të prekur nga dhuna në familje.
Presidentja Jahjaga u shpreh se “
Republika e Kosovës ka hartuar strategji veprimi për të luftuar dhunën në familje, madje prej korrikut të vitit 2013 institucionet e Kosovës kanë aprovuar procedurat standarde të veprimit për të parandaluar dhunën në familje, të cilat procedura vihen në zbatim nga Agjencia për Barazi Gjinore, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Policia, Prokuroria e Shtetit, Këshilli Gjyqësor, Mbrojtësit e Viktimave dhe përfaqësuesit e Strehimoreve”.
Duke folur per publikimin e këtij udhëzuesi, Jahjaga sqaroi se “
ky udhërrëfyes, padyshim se do t’i ndihmojë të gjithë profesionistët, por në veçanti gjyqtarët dhe prokurorët, për të vlerësuar dhe për të kuptuar më mirë rastet e dhunës në familje, për t’ju ofruar qasje të barabartë të gjithë viktimave dhe padyshim se do të ndikojë në efikasitetin e praktikës gjyqësore”.
“
Ne si shoqëri duhet të deklarohemi qarte se dhuna kundër gruas, fëmijës apo të moshuarve, dhuna në familje, e çfarëdo forme qoftë ajo, nuk është asnjëherë e pranueshme dhe asnjëri prej nesh nuk duhet ta toleroj atë, në asnjë formë apo situatë”, perfundoi Jahjaga. ATA
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
33.1%
-
Opozitës
10.9%
-
Qytetarëve
56%
Vota total: 7100
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Paraliza e gjumit, pse ndodh dhe cilët janë më të rrezikuar
6 Gusht, 12:04
-
DOKUMENTI/ Ja 14 pikat e rregullores për policët italianë që do vijnë në Gjadër dhe Shëngjin
6 Gusht, 12:02
-
Incidenti me Vjosa Osmanin në aeroportin e Shkupit, Presidenca : Keqardhje mënyra se si u trajtua në konferencën e Kurtit e Mickoskit
6 Gusht, 12:02
-
E larguan nga Fshati Olimpik se ishte 'sexy', reagon Luana: Gënjeshtrat s'ndikojnë te unë
6 Gusht, 11:56
-
"Dua të intervistoj Putin! Ja çfarë kërkoi gazetari amerikan pas lirimit! Publikohet videoja kur agjentët rusë e arrestuan
6 Gusht, 11:45
-
Tensionet në Lindjen e Mesme, Biden mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare! Frika e sulmit të Iranit ndaj Izraelit po rritet
6 Gusht, 11:39
-
Vlorë/ Aksident në Triport, makina përplas motorin! Humb jetën 70- vjeçari
6 Gusht, 11:34
-
Elbasan/ Ndezi zjarr në tokën e tij, flakët u përhapën dhe dogjën sipërfaqe me ullinj e pemë frutore! Procedohet 78- vjeçari
6 Gusht, 11:20
-
Eliminimi nga Evropa mbushi kupën, Shehi dhe Partizani u krisën kohë më parë! Pasuesi pritet i huaj
6 Gusht, 11:12
-
Ambasadori gjerman Rohde: Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara, rrezikojnë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE
6 Gusht, 11:11
-
Polemikat nuk kanë fund në Lojërat Olimpike, IBA reagon ndaj boksieres algjeriane dhe asaj kineze: Janë burra
6 Gusht, 11:06
-
Pas fitores në Himarë, Rama relaksohet si turist me pushime në fshatin Vuno! Këmbëzbathur dhe me pantallona të shkurtra
6 Gusht, 11:01