NJU JORK - Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton sot në orën 21:00, sipas kohës sonë, raportin tremujor të Sekretarit të Përgjithshëm OKB-së, Ban Ki Mun për zhvillimet në Kosovë.

Kosova në këtë takim, do të përfaqësohet nga presidentja, Atifete Jahjaga, konfirmon për KosovaPress, Florent Rrahmani, nga Departamenti i informacionit dhe komunikimit me publikun, në Zyrën e Presidentes.

Edhe Serbinë do ta përfaqësojë presidenti, Tomisllav Nikoliç, konfirmon për KosovaPress, Ana Mandiq, nga Zyra për medie e Presidentit të Republikës.

Të dy zyrat nuk kanë dhënë detaje të diskutimeve, por në raport vlerësohet pjesëmarrja aktive e Prishtinës dhe e Beogradit në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian./Kosovapress/

Redaksia Online