Jahjaga e Thaçi inagurojnë
autostradën "Ibrahim Rugova"
Është inauguruar sot autostrada “Ibrahim Rugova”. Në një ceremoni ku morën pjesë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi dhe përfaqësues të firmës ndërtuese, Bektel@Enka.
PRISHTINË - Është inauguruar sot autostrada “Ibrahim Rugova”. Në një ceremoni, të organizuar në fshatin Mazgit të komunës së Prishtinës në orët e pasditës, ku morën pjesë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, ministra të qeverisë së Kosovës dhe drejtues të tjerë të institucioneve të vendit, si dhe përfaqësues të firmës ndërtuese, kompanisë tashmë të njohur te ne, Bektel@Enka.
Me një akt simbolik: ndezjen e dritave të autostradës është promovuar kjo vepër e rëndësishme për Kosovën. Autostrada e Kosovës “Ibrahim Rugova” për qarkullim do të hapet më 27 nëntor nga ora 07:00. Në ceremoninë e organizuar ka folur fillimisht presidentja Atifete Jahjaga, e cila në fjalimin e saj i ka thurur elozhe këtij projekti të rëndësishëm dhe të kushtueshëm për Kosovën.
Pastaj kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar në këtë ceremoni se "ka përfunduar me sukses ndërtimi i njërit prej projekteve më të mëdha për vendin tonë: autostradës që lidh Kosovën me Shqipërinë". Ai ka thënë se autostrada do ta forcojë edhe më shumë lidhjen në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa ka vlerësuar se ajo gjithashtu do ta forcojë pozitën e Kosovës në raport me integrimet evropiane. Shefi i qeverisë ka theksuar se së shpejti Kosova do të nisë projekte të tjera të mëdha, duke aluduar në ndërtimin e autostradës së re, asaj Prishtinë-Shkup.
Standardet e projektit të autostradës në Kosovë janë TEM (Trans European Motorway): shpejtësia e projektuar përgjatë gjithë gjatësisë së autostradës në Kosovë është 120 km/orë. Aty ku karakteristikat e lejes mjedisore lejojnë, është gjithashtu e mundshme të miratohet një shpejtësi e projektit prej 140 km/orë. Autostrada Morinë-Prishtinë do të jetë autostradë e sistemit të mbyllur (hyrje-daljet vetëm në daljet e autostradës).
Gjerësia prej 28 metra, ku do jenë 4 shirita qarkullues me nga 3.75 m, 2 shirita për ngadalësim me nga 3.0 m, si dhe brezi i gjelbër në mes në gjerësi prej 4 metrash. Autostrada në Kosovë do të ketë mbikalime, nënkalime dhe të gjitha pajisjet e rrugës, ku përfshihen: sinjalizimi dinamik (display), sistemet e komunikimit, ndriçimin në udhëkryqe dhe barrierat kundër zhurmës. Periudha e defekteve është 18 muaj në Kosovë, ndërsa periudha e garancisë është 6 vjet.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4254
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15